Connect with Us

Artan Hoxha zbardh pistën me shtatë të vrarë/ Si nisi konflikti me familjen Çaka

Kronika

Artan Hoxha zbardh pistën me shtatë të vrarë/ Si nisi konflikti me familjen Çaka

Publikuar

-

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga pistat e dyshuara për vrasjen e Everest Çakajt, i cili qëllua për vdekje me armë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa u la e plagosur bashkëshortja e tij.

Hoxha cilëson si pistën më të fortë atë që e ka zanafillën në vitin 2008, ndërsa deklaroi se që nga ky vit deri më tani janë vrarë shtatë persona.

Ai tregon se shkak i konfliktit ka qenë Alfons Çaka, të cilin e kishte punësuar Florenc Alikaj dhe ai i kishte mbetur borxh një shumë parash.

Sipas tij, Alikaj dhe Çaka janë konfliktuar, ndërsa ky i fundit i ka bërë pritë dhe e ka qëlluar në një karburant, por për shkak se i është bllokuar arma, ai ka mbetur viktimë nga të shtënat e shokut të Alikajt, Zenel Muhametit.

“Për mua më e fortë si pistë, është pista që nis në 2008-ën dhe jo në 2007-ën. Pista që nis nga 2008 ka sot 7 të vrarë. Dy janë vëllezërit Afrim dhe Alfons Çaka, dy janë vëllezërit Gëzim dhe Florenc Alikaj, dy janë vëllezërit Muhameti dhe babai i tyre që janë gjetur të vrarë në mëngjes në banesa. Janë 7 të vrarë. Vëllai i Everestit që është Alfons Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen dhe nga kontaktet që kanë shqiptarët, aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen e vet. Ka kërkuar punë. Florenc Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainës dhe i ka dhënë punë, i ka dhënë mall domethënë dhe ai në një moment nuk i ka kthyer lekët.

Meqënëse shuma shkoi kohë, atëherë Florenc Alikaj kërkonte ta takonte, e gjen fshehtas në një lokal në Barcelonë dhe në mes të njerëzve i gjuan me shuplakë në mes të njerëzve. Nga ai moment fillon konlikti. Një javë më mbrapa vjen në Barcelonë Zenel apo Neli Çami, ose Zenel Muhameti që është pjesë e çamëve, ishte mik i ngushtë Florenc Alikajt dhe shkojnë në një restorant ku dihej që Florenci shkonte shpesh. Rrugës ndalojnë në një karburant, vjen një makinë, shkon Alfons Çaka nga krahu i shoferit dhe qëllon nga Florenc Alikaj. Me plumbin e parë i qëllon në dorë, në të shtënën e dytë i bllokohet arma.

Nga krahu i pasagjerit Nel Çami e qëllon dhe vret Alfons Çakon. Mbas ngjarjes, vëllai i Florencit shkon tek familja e Everes Çakos dhe i shpjegon ngjarjen dhe i thotë që djalin tuaj nuk e ka vrarë djali ynë dhe aty mbyllin çdo gjë. Familjarët i shkojnë edhe në varrim. Florenci shkon në Itali dhe kthehet pas 7 muajsh se i ka lindur nusja por kapet nga Policia. Alikaj nuk tregoi prezencën e Nel Çamit sepse mendonte se i shpëtoi jetën. Mbas këtij momenti nuk është parë më. Florenci shkon në burg, nuk pranon të tregojë të vërtetën, pagoi para dhe u dënua nga 16 në 6 vite burg. Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Vret vëllain shofer. Më pas Florenci kthehet në Elbasan, ekzekutohet edhe ai. Në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nelit, vendos për familjarët e tij. Ka hyrë në banesë dhe ka vrarë dy vëllezërit dhe bananë e tij. Informacioni i fundit për Nel Çamin është se gjendjet në Amerikën Latine. Nuk është vërtetuar kurrë se autori apo porositësi Çaka”, nënvizoi Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës/ RENEA aksione të befasishme në disa qytete të vendit

Publikuar

-

Nga

Policia dhe RENEA aksion në Laç/ Arrestohet pronari i një biznesi, disa të shoqëruar

Efektivët e RENEA-s kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

LEXO EDHE:  Rama publikon videon/ Pamje mbresëlënëse nga fshatrat e Korçës

LEXO EDHE:  Kontrolli i Covid-19, do përcaktojë suksesin apo dështimin e presidencës Biden

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi.

Ndërkohë që në Elbasan ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Pas aksionit në Vlorë , RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan.

E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është 2 të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasan, forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle.

Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.

LEXO EDHE:  Rama publikon videon/ Pamje mbresëlënëse nga fshatrat e Korçës

LEXO EDHE:  Humbja e thellë e PD/ Endira Bushati: Ishte parashikuar, Basha i paaftë

Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, personat të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Publikuar

-

Nga

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Një sipërfaqe e konsiderueshme e Kodër Vilës në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Përshkak të rrugës së ngushtë që të dërgon në këtë zonë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE