Connect with Us

Artan Hoxha tallet me Ramën/ “Shkundu pak! Nga ti jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh”

Kronika

Artan Hoxha tallet me Ramën/ “Shkundu pak! Nga ti jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh”

Publikuar

-

Artan Hoxha tallet me Ramën/ “Shkundu pak! Nga ti jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh”

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e një debati që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në nëntor të 2018-ës, ku diskutohej çështja e kriminalitetit në vend.

Hoxha ironizon Ramën për deklaratën e këtij të fundit se gazetari ishte specialist kufomash të zhdukura.

Ai thotë se tashmë nën udhëheqjen e qeverisë aktuale është bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh.

“I madh fare për zotin. Ky të le pa tekst…

Udhëheqësi:

“O Artan, se ti je specialist, unë nuk jam specialist i kësaj fushe”…

Mirë mo mirë, o komandant!

Po si i bëhet hallit?!

Se nën udhëheqjen e Saliut, u bëra specialist për kërkim kufomash të zhdukura!!!

Ndërsa nën udhëheqjen tuaj jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh!!!

Kështu si ka shkuar puna, shkundu pak!!!

Na bëj derman, se nuk ka specialist që u bën derman “çunave problematikë”…”, shkruan Artan Hoxha në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës/ RENEA aksione të befasishme në disa qytete të vendit

Publikuar

-

Nga

Policia dhe RENEA aksion në Laç/ Arrestohet pronari i një biznesi, disa të shoqëruar

Efektivët e RENEA-s kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

LEXO EDHE:  Fane Zone/Edi Rama u shpjegon Ben Ahmetajt dhe Gramoz Ruçit se përse i fali Fanes një pronë të re në Tiranë

LEXO EDHE:  Donald Lu: Rama do vjedhë zgjedhjet e 18 qershorit!

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi.

Ndërkohë që në Elbasan ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Pas aksionit në Vlorë , RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan.

E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është 2 të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasan, forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle.

Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.

LEXO EDHE:  Fane Zone/Edi Rama u shpjegon Ben Ahmetajt dhe Gramoz Ruçit se përse i fali Fanes një pronë të re në Tiranë

LEXO EDHE:  Rama pret të digjet Tirana/ Ngjela: 41 deputetët demokratë “ranë dëshmorë”

Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, personat të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Publikuar

-

Nga

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Një sipërfaqe e konsiderueshme e Kodër Vilës në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Përshkak të rrugës së ngushtë që të dërgon në këtë zonë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE