Connect with Us

22-vjeçarja u gjet e vrarë në tualet/ Flet bashkëshorti: Për një vit fitonim 17 mijë euro, zgjodhëm mënyrën më të lehtë

Kronika

22-vjeçarja u gjet e vrarë në tualet/ Flet bashkëshorti: Për një vit fitonim 17 mijë euro, zgjodhëm mënyrën më të lehtë

Publikuar

-

Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen e rëndë në Itali, ku u gjet e vrarë një 22-vjeçare shqiptare në  më 21 Mars 2021.

Sonila Cani u gjet e varur në tualet, ndërsa bashkëshorti i saj Krishnik Cani  hedh dyshime se ajo nuk ka vrarë vetën, por që e kanë vrarë, teksa thotë se në shtëpi pas vrasjes mungonin 17 mijë euro.

Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Torinos në Itali dhe në lidhje me ngjarjen e rëndë ka marrë në pyetje Krishnil Canin.

Gazetari Spartak Koka e ka pyetur drejtpërdrejt Kreshnikun se çfarë pune bënin ata në Itali. Me çfarë i kishin fituar këto 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani rrëfen se ai dhe Sonila kishin zgjedhur mënyrën më të lehtë për të fituar para.

Spartak Koka: Pyetja tjetër që lindi në emisionin e dytë nga njerëzit është kur Sose Nazo dhe Dashnor Nazo (prindërit e Sonila Canit) rrëfenin një javë para intervistës tënde se Kreshniku dhe Sonila mbijetonin në Itali, por doli surprizë një shumë 17 mijë Euro që i kishit në banesë. Me çfarë i keni siguruar 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani: Të them të drejtën, është e kotë që t’i sillem anembanë…

Spartak Koka: Kjo histori do vetëm transparencë.

Kreshnik Cani: Kjo është një diçka që ne kërkonim lekun e thjeshtë.

Spartak Koka: Çfarë do të thotë kërkonim lekun e thjeshtë?

Kreshnik Cani: Kërkonim lekun e thjeshtë!

Spartak Koka: Duhet të flasim hapur…

Kreshnik Cani: Kërkonim lekun në mënyrë të thjeshtë. Unë s’mund të flas dot me detaje shumë të mëdha se çfarë pune bëja. Ta quajmë punë.

Spartak Koka: Kjo është bërë edhe me dëshirën tënde edhe të Sonilës?

Kreshnik Cani: Patjetër!

Spartak Koka: Prej sa kohësh e bënte këtë punë Sonila? Se në hotel nuk ka punuar pastruese, kjo rezulton.

Kreshnik Cani: Faktikisht ajo puna në hotel është e vërtetë sepse një njeri pa dokumente nuk mund të deklarojë dot që ke punuar. Por unë kam mesazhe dhe fotografi që ka punuar dhe në të zezë.

LEXO EDHE:  Spinët e Bashës nisën punën në mesnatë

Spartak Koka: Në të zezë pastruese?

Kreshnik Cani: Po pastruese, se çfarë pune bënte atje brenda… kam qenë dhe unë atje brenda në hotel kështu që ka punuar. Kam mesazhe ku unë dhe ajo prisnim klientë të hotelit.

Spartak Koka: Muajt e fundit po punonte punën tjetër apo jo? Me dëshirën e përbashkët të të dyve?

Kreshnik Cani: Po, po. Ishim të dy.

Spartak Koka: Përse vendosët që Sonila të bënte këtë punë?

Kreshnik Cani: Për të më ndihmuar mua se isha i vetëm. Më jepte një dorë. Duhet të punoja me dikë unë, atë kisha shok, shokun më të mirë në jetë. Kështu që te ajo kisha besim.

Spartak Koka: Këto lekë për sa kohë i kishit fituar?

Kreshnik Cani: Unë di që ishin për gati 1 vit. Në mos 1 vit, 10 muaj e sigurtë. Që në të vërtetë unë s’e dija që ekzistonin faktikisht në shtëpi. Sepse unë isha një tip që siç bëja lekët ashtu i prishja. Isha i shpenzueshëm, nuk di ta mbaj lekun. Ajo i kishte fshehur vetë.

Spartak Koka: Punën tjetër kur e ka nisur? Pasi jeni bërë me djalin?

Kreshnik Cani: Po.

Spartak Koka: E udhëzove ti apo donte vetë? Dhe a ka ndikuar kjo punë në ngjarjen e mëpasshme?

Kreshnik Cani: Këtë punë e bënim të përbashkët dhe me dëshirën e të dyve.

Spartak Koka: Pa dhunë?

Kreshnik Cani: Po s’bëhet fjalë ajo gjë…

Spartak Koka: E ke trysnuar ti për ta bërë atë punë?

Kreshnik Cani: Jo jo.

Spartak Koka: Dhe ajo pranoi ta bënte?

Kreshnik Cani: Me mua po.

Spartak Koka: Fitimet ishin të mëdha?

Kreshnik Cani: Shumë të mëdha dhe shumë kemi shpenzuar.

Spartak Koka: Po Soses dhe Dashnorit (prindërit e Sonilës) ja kishit treguar të vërtetën?

Kreshnik Cani: Jo.

Spartak Koka: Kur e kanë marrë vesh?

Kreshnik Cani: Unë nuk e di nëse e dinë akoma të vërtetën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon ku ndodhet Zenel Neza, dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit

LEXO EDHE:  Shëndeti/ Parashikimi i yjeve për muajin Shkurt

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE