Connect with Us

Vrasja e Everest Çakës/ Policia jep informacion zyrtar

Kronika

Vrasja e Everest Çakës/ Policia jep informacion zyrtar

Publikuar

-

Vrasja e Everest Çakës/ Policia jep informacion zyrtar

Policia ka dalë me informacion zyrtar për vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Polica njofton se një ngjarje ka mbetur e plagosur dhe bashkëshortja e tij, shtetësja me inicialet S.Ç., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  “Vrasje dhe vjedhje”/ OFL në shënjestër katër të “rrezikshmit” e radhës

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia me dorë të ‘hekurt’ ndaj shoferëve/ Pezullon 83 patenta, 27 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Policia me dorë të ‘hekurt’ ndaj shoferëve/ Pezullon 83 patenta, 27 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në akset kryesore të kryqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në dy javët e para të qershorit 27 shoferë u arrestuan pasi rezultuan me nivel alkooli mbi 0.50 mg/l. Po ashtu u pezulluar 83 leje drejtimi.

Sipas Policisë, nivelet e larta të alkoolit po kërcënojnë çdo diitë e më shumë drejtuesit e mjeteve pasi është rrezik potencial për aksident rrugor.

“Nivelet e larta të alkoolit “flasin akoma më shumë” se këshillat e 👮🏻♀, për rrezikun që u kanoset çdo ditë përdoruesve të rrugës nga drejtuesit që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, duke vlerësuar se drejtimi i automjetit në gjendje të dehur është një rrezik potencial për aksidente rrugore, deri në pasoja fatale, kanë riorganizuar kontrolle të alternuara në orare dhe mjete të ndryshme, përfshirë edhe mjetet e shërbimit të transportit publik, pasi drejtuesit , me papërgjegjshmëri përtej të zakonshmes, kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike.  

Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin në këtë gjendje. Subjektet e transportit gjithashtu duhet të forcojnë kontrollet për disiplinën e drejtuesve të shërbimit publik gjatë kohës që shërbejnë në këto mjete dhe sigurisht, qytetarët, si aleatët më të rëndësishëm të Policisë, duhet të refuzojnë të udhëtojnë me ta apo më keq të transportohen nga drejtues mjetesh të shërbimit publik që manifestojnë sjellje të përdorimit të alkoolit apo lëndëve të tjera droguese e psikotrope dhe të njoftojnë menjëherë organet e Policisë në numrin e emergjencave 112.

Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga rrugorët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  I vjedhin portofolin dhe e dhunojnë me sende të forta/ Policia arreston autorët (emrat)

LEXO EDHE:  Shqipëria, e treta në Europë për vrasjet  

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Flet “Zoti i drogës”/ “Të hetohen gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”

Publikuar

-

Nga

Pasi vuajti në burgjet shqiptare një dënim prej 16 vite për trafik droge të kryer në Itali, Alket Hatija rrezikon të ekstradohet në vendin fqinj.

Një muaj më parë, Gjykata e Apelit Durrës vendosi ti hapë rrugë dorëzimit të babait të dy fëmijëve në shtetin përtej Adriatikut, ku e pret një dënim prej 20 vitesh. Ish i dënuari thotë se po bëhet kurban, pasi i ka shlyer gabimet që bëri ne rini dhe s’mund të dënohet dy herë për të njëjtën çështje.

“Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, thotë ai për gazetaren Klodiana Lala.

I pagëzuar nga italianët me nofkën “Zoti i drogës”, Hatija ka trokitur në dyert e gjykatës së lartë, ku shpreson të gjejë drejtësi.

“Jo në favorin tim, por do të vendosë në favorin e drejtësisë. Unë nuk dua mëshirë nga askush. Është një çështje, që është shumë e pastër, është një çështje që është shumë e dukshme”, shton më tej.

LEXO EDHE:  Vrau fqinjin me armë zjarri/ Zbardhet shkaku i konfliktit
LEXO EDHE:  Gazetarja shqiptare gjendet e vdekur në shtëpinë e saj/ Lidhja me kantautorin e njohur

Teksa kthehet mbrapa në kohë, Hatija se në 2008 kur u arrestua, këmbënguli që të ekstradohet në Itali, por kërkesa e tij u rrëzua. Ai pranon se ka gabuar që është përfshirë në trafik droge dhe këtë gabim e ka shlyer duke qëndruar plot 11 vite në qeli. Babai i dy fëmijëve që sot gjendet në udhëkryq kërkon nga qeveria shqiptare të zgjidhë çështjen në marrëveshje me palën italiane.

Ndërsa kërkon hetim për njerëzit e drejtësisë që janë marrë më çështjen e tij.

“Të shikohen, të hetohet gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”, shprehet Hatija.

Teksa mbetet në pritje të verdiktit final, Hatija ka një lutje edhe për ministren e drejtësisë dhe përfaqësitë diplomatike.

“Do t’i bëj kërkesë Ministres së Drejtësisë, ambasadës italiane, të mos më bëjnë kokë turku, jam një shqiptar, një qytetar, që e kam bërë një gabim, e kam vuajtur këtë gabim, të mos dënohem dy herë për faj të shtetit”, përfundon intervistën ai, raporton BW.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasje e grup kriminal/ SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian dhe Florenc Çapjan

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, nipit të tij, Florenc Çapja, dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012.

Gazetarja Klodiana Lala, bëri të ditur se prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje” Ardian Capjas, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.

LEXO EDHE:  Vrau fqinjin me armë zjarri/ Zbardhet shkaku i konfliktit

LEXO EDHE:  Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga policia. Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012.-raporton BW.

Në gjurmët e tyre, policia ka rënë falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

LEXO TE PLOTE