Connect with Us

Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë/ Vetëdorëzohen katër personat që ishin në kërkim

Kronika

Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë/ Vetëdorëzohen katër personat që ishin në kërkim

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës së djeshme ku shoku qëlloi për vdekje një 27 vjeçar Mehmet Qema. Gjatë ditës së sotme autori Marius Dema është vetdorëzuar në polici ku ka pranuar krimin e bërë.

Krahas Demës, në polici është dorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ndodhej mbrëmë në të njëjtën tavolinë me të tjerët.

LEXO EDHE:  Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Frrok Çupi: Arrestoni Metën se kërkon gjak, vrasje e pastër politike

Por disa orë pas ngjarjes së rëndë janë vetëdorëzuar edhe personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm në ngjarje: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Ata ishin shpallur në kërkim nga policia për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ishin të pranishëm gjatë vrasjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohet një banesë me drogë/ Arrestohen dy punonjës të OSSHE

Publikuar

-

Nga

Përndiqte çiftin e bashkëshortëve në Durrës/ Arrestohet 38 vjeçari

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, është zbuluar nga efektivët e antidrogës.

Në zonën e Shijakut, një banesë ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Në kërkim nga Policia janë shpallur tre autorë të dyshuar, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike.

Sipas Policisë, në kërkim janë shpallur shtetasin V. G., 32 vjeç, A. D. (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. G., 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.D.(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Rama të dënohet për grusht shteti”/ Berisha i bindur: Ngjarja e 21 janarit do zbardhet

LEXO EDHE:  Po transportonte para me motorr/ Grabitet në mes të Tiranës 55 vjeçari

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërsa në arrest për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kanë përfunduar shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, sipas Policisë në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Një aksidnet ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, në Tiranë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J.

Blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përkrahu bashkëmoshatarin me precedentë penalë/ Arrestohet në Durrës 22-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

policia durres

Policia e Durrësit ka arrestuar një vajzë 22-vjeçare gjatë ditës së sotme.

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.B., e cila ka përkrahur një bashkëmoshatar të sajin me precendetë penalë.

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Sipas BW, vajza është e dashura e të riut.

LEXO EDHE:  Po transportonte para me motorr/ Grabitet në mes të Tiranës 55 vjeçari

LEXO EDHE:  Kush ishte 22-vjeçari që u vra në Tiranë/Ish ministri shpreh publikisht dhimbjen: Tronditëse

Ndërkohë, kujtojmë se 22-vjeçari përplasi dy ditë më parë një çift bashkëshortësh në qytetin bregdetar dhe u largua nga vendngjarja, por policia bëri të mundur vënien e tij në pranga sot kur ai ishte duke bërë plazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE