Connect with Us

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Videoja me komisionerin e BE-së/ Bregu: Thashetheme që bëjnë pis ata që i ndërtojnë

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot është mbledhur për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ku do të shqyrtohen parregullsitë e këtij procesi.

Sipas rendit të ditës, pas konstituimit të Komisionit dhe prezantimit të anëtarëve, bëhet deklarimi i qëllimit të ngritjes, përcaktimi i detyrave të Komisionit, shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së brendshme, zgjedhja e Sekretarit të Komisionit, vlerësimi i të dhënave paraprake si dhe përcaktimi i mbledhjes së radhës.

Kujtojmë se më 30 shtator, PD dorëzoi në kuvend kërkesën për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Komisioni ka tre muaj kohë për të bëre hetime.

LEXO EDHE:  Një mesazh për disa humbësa/ Pse tremben Lulzimsat nga partitë e reja?

LEXO EDHE:  Të gjithë janë përgjegjës/ Kasta politike duhet shembur

Përbërja e komisionit:

Enkelejd Alibeaj, PD, kryetar

Toni Gogu, PS, nënktryetar

Anëtarët nga Partia Socialiste:

Klotiloda Bushka

Blerina Gjylameti

Arora Mara

Klevis Xhoxhi

Nasip Naço

Petro Koçi

Bardhyl Kollçaku

Anëtarët nga Partia Demokratike:



Gazment Bardhi

Oerd Bylykbashi

Ferdinad Xhaferraj

Ervin salianji

Kreshnik Collaku

Anëtari i pavarur:

Petrit Vasili

Zëvendësues nga PS:

Xhemal Qefalia

Etjen Xhafaj

Zëvendësues nga PD:

Arbi Agalliu

Lindita Metaliaj

file:///C:/Users/CNA2/Downloads/propozimi-i-pd%20(4).pdf

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD do të kërkojë Vettingun e politikanëve/ Zbardhen propozimet e demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna, lajme politike

Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar.

Nuk ka ende asgjë zyrtare se çfarë është diskutuar.



Por, sipas mediave me titra,  Report tv, PD do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament, sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë sërish vettingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  “Opozita ka rënë pre e skuthave”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar ultimatum Bashës

LEXO EDHE:  Nga Jorida Tabaku/Për të mos harruar Spacin!

Këto propozime PD do t’i dorëzojë të mërkurën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Blendi Fevziu “shuplakë” Bashës/”Bëri një gabim fatal, nuk është një lider”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë një “shuplakë” të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me vendimin e tij personal për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në News 24, Fevziu tha se Basha ka bërë një gabim fatal.

Basha ka bërë gabim fatal që nuk votoi në PD largimin e Berishës. Duhet të bënte një qëndrim të plotë.



LEXO EDHE:  “Thumbon” Bylykbashi/ "Politika jonë, ku interesi personal vret interesin publik"

LEXO EDHE:  VIDEO-Si po e shkel Lulzim Basha statutin e PD-së

Nëse sic tha edhe Grida Duma, faktet janë të rënda, duhet ta largonte fare, nëse i di ato fakte për të cilat flasin, do të ishte i detyruar ti publikonte. 

Kjo do ishte kurajo lideri, mori një vendim personal. Unë jam kundër vendimit personal”-tha Blendi Fevziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE