LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fitore dinake! “Dhelprat” mposhtin Junajtidin dhe shpallin Sitin e Guardiolës zyrtarisht kampion

11 Maj 2021, 19:03, Sport CNA
VIDEO/ Fitore dinake! “Dhelprat” mposhtin Junajtidin dhe shpallin

Mançester Siti është zyrtarisht kampion i Premier Ligës. Humbja e Junajtid në shtëpi ndaj Lestërit, me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme, i ka siguruar matematikisht titullin ?qytetetarëve? të Guardiolës, të cilët kanë festuar nga divani, 3 javë para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i tretë në 4 vitet e fundit për Sitin, që është duke shkruar historinë e futbollit anglez. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës, është gjithashtu edhe në finalen e Champions Leagues, ku do të përballet me Çelsin më 29 maj.

 

Për sa i përket përballjes mes Junajtid dhe Lestërit, ?dhelprat? kaluan të parët në avantazh me anë të Thomas në minutën e 10-të, teksa Grinud barazoi shifrat në të 15-tën. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, turk Sojunçu, realizoi golin e fitores për skuadrën e Lestërit. Ky triumfi i siguroi matematikisht titullin Sitit, që 3 javë para fundit kryeson me 10 pikë diferencë nga ndjekësit e Junajtid.

Lajmet e fundit nga