Connect with Us

Tragjedi/ Të shtëna me armë brenda një shkolle, vriten 8 nxënës dhe një mësues

Bota

Tragjedi/ Të shtëna me armë brenda një shkolle, vriten 8 nxënës dhe një mësues

Publikuar

-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rusi, ku nëntë persona janë vrarë.

Sipas BBC, në një shkollë në Kazan, një qytet në Rusinë qendrore, ka pasur të shtëna me armë zjarri ku 8 nxënës dhe një mësues janë vrarë. Gjithashtu bëhet me dije se nga të shtënat me arm ëjanë plagosur edhe 10 persona të tjerë.

LEXO EDHE:  Rusia dëbon një diplomat ukrainas

Në shkollë thuhet se ka pasur edhe një shpërthim, ndërsa flitet edhe për një agresor të dytë që ndodhet ende në godinë. Policia po evakuon personat që ndodhen në shkollë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria nuk ka filluar vaksinimin në veri të vendit

Publikuar

-

Nga

BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Që nga fundi i vitit 2020, mijëra qytetarë serbë të Kosovës janë vaksinuar në Serbi.

Në Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, që është pjesë e sistemit shëndetësor të Serbisë, thonë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës, vaksinohen në Rashkë, ata nga rajoni i Anamoravës (Gjilan, Kamenicë, Viti) shkojnë në Bujanoc, ndërkaq qytetarë të tjerë nga Kosova shkojnë edhe në Kurshumli.

“Deri më tash në ato qytete kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, rreth 24.000 serbë nga Kosova, ndërkaq që dozën e dytë e kanë marrë 22.500 persona”, thuhet në përgjigje.

Vaksinimin e qytetarëve serbë të veriut në Serbi, e ka konfirmuar edhe zëvendëskryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiç.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se vaksinimi i nisur në Prishtinë, nuk ka filluar në veri të Kosovës, pasi sipas saj, qytetarët e kësaj pjesë të Kosovës, janë vaksinuar me vaksinat e siguruara nga Qeveria e Serbisë.

“Në veri, unë me sa e di qytetarët janë vaksinuar në Rashkë, përmes spitalit i cili po funksionon në veri. Qytetarët e veriut në përgjithësi kanë shkuar andej (në Serbi), nuk ka pasur vaksinim në vend (në Kosovë)”, tha Hoxhiç.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë të Kosovës lidhur me procesin e vaksinimit, por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me vaksinimin e qytetarëve në komunat në veri të Kosovës, që janë me shumicë serbe.

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, thonë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dështuar në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, ka propaganduar për fillimin e vaksinimit në masë.

Ai tha se aktualisht Kosova nuk ka vaksina të mjaftueshme.

“Deri më tani Kosovës i janë dhuruar donacion rreth 180 mijë vaksina, derisa janë vaksinuar mbi 118 mijë qytetarë. Pra, në stok janë më pak se 60 mijë vaksina dhe me më pak se 60 mijë vaksina nuk mund të pretendohet që të ketë vaksinim në masë. Por, me propagandë dhe me reklamë nuk bëhet vaksinimi, por me vaksina dhe me punë konkrete”, tha Haxhiu.

Haxhiu nuk pret që deri në fund të vitit të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve, ashtu edhe siç ka premtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ministria nuk jep informata se ku janë vaksinat tjera, kur do të arrijnë vaksinat tjera? Nëse e mban fshehtë çmimin se sa i ka kontraktuar dhe që lë edhe shumë hapësirë për dyshime sa i përket çmimit të kontraktimit të blerjes së vaksinave. Nuk ka aspak transparencë në këtë proces, ministria është tërësisht e mbyllur sa i përket këtij procesi”, tha Haxhiu.

LEXO EDHE:  “Spiegel”: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

LEXO EDHE:  Rusi/ 100 000 persona në Sheshin e Kuq me rastin e festës së Punëtorëve

Deputeti Haxhiu tha se vaksinimi duhet të ndodh në të gjithë territorin e Kosovës, edhe pse një pjesë e qytetarëve të Kosovës sipas tij, janë vaksinuar në Serbi dhe në Shqipëri.

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e kaluar, Armend Zemaj, tha për Radion Evropa e Lirë se jo që nuk ka vaksinim masiv, por ka vetëm mashtrim optik.

“Jemi vendi me më së keqi sa i përket vaksinimit, sidomos doza e dytë pothuajse nuk ka kaluar më shumë 10 mijë. Vaksinat do të vijnë, por me këtë logjikë do të vijnë në pjesën e fundit të vitit, edhe atëherë cili është rezultati i ruajtjes së shëndetit publik”, tha Zemaj.

Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë deri më tani nuk ka treguar asnjë informatë për të vaksinuarit në pjesën veriore e as për të vaksinuar në komunat tjera që janë me shumicë serbe, por as për qytetarët që janë vaksinuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë më 15 qershor (të martën), nisi fushatën e vaksinimit në masë, duke premtuar se deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Por, me ritmin aktual, vështirë të arrihet numri prej 320 mijë qytetarëve të vaksinuar brenda muajit, ashtu siç është premtuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Deri në fund të vitit do të kemi në dispozicion rreth 2 milionë doza të vaksinave anti-COVID, dhe nëse e bëjmë një llogaritje i bie që brenda muajit të kemi mundësinë që brenda muajit të vaksinojmë 320 mijë qytetarë”, deklaroi Vitia më 15 qershor, ku bëri të ditur se vaksinimi masiv do të vazhdojë deri më datën 15 dhjetor.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë më 29 mars të këtij viti e deri të premten, sipas Koordinatorit të Qendrës së Vaksinimit në Sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Niman Bardhi, janë vaksinuar rreth 130 mijë qytetarë të Kosovës.

“Totali i përgjithshëm i dozave të dhëna deri në këto qaste në nivel vendi, janë mbi 129 mijë e 200 vaksina”, tha Bardhi të premten para gazetarëve.

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Samiti franko-gjerman/ Merkel u bën apel tifozëve: Kujdes në stadiume, COVID-19 nuk ka ikur

Publikuar

-

Nga

Samiti franko-gjerman, Merkel u bën apel tifozëve: Kujdes në stadiume, COVID-19 nuk ka ikur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u bënë thirrje të premten tifozëve që të bëjnë kujdes kur mbushin stadiumet për kampionatin evropian, pasi pandemia përbën ende rrezik.

Angela Merkel tha se pavarësisht rënies së rasteve të infektimeve, nuk mund të veprojmë sikur epidemia të ketë marrë fund.

“Nuk mund të sillemi sikur COVID-19 është zhdukur, edhe pse në mbrëmje vere si këto, duket sikur ka ikur. Mund të merrni shembullin e Lisbonës për të parë sa shpejt ndryshojnë gjërat”, u shpreh Angela Merkel.

Sa i takon politikës së jashtme, znj. Merkel theksoi se ajo do të jetë pjesë e samiteve, ku Turqia dhe Rusia do të jenë në fokus të bisedimeve.

Për Turqinë, Angela Merkel tha se u takua me presidentin Erdogan gjatë samitit të NATO-s dhe të dyja palët e dinë që kanë sfida të mëdha përpara.

LEXO EDHE:  Armë dhe fishekë në banesë/ Pranga 64 vjeçarit

LEXO EDHE:  "Spiegel": Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

“Nga njëra anë kemi dallimet, nga ana tjetër kemi nevojë për njëri-tjetrin nëse duam të zgjidhim disa probleme së bashku”, vijoi kancelarja gjermane.

Ajo shtoi se këto probleme janë emigracioni, e ardhmja e Libisë dhe ajo e Sirisë./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Publikuar

-

Nga

Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë nismën për të siguruar të ardhura mujore prej 1,800 dollarë për çdo të huaj që hyn në martesë të shenjtë me një shtetase suedeze.

Ndërsa ideja tingëllon pak e sforcuar, qëllimi i saj është për shkak se popullsia është ndalur në rritje, shkruan meganews.al.

Ndaj është edhe shqetësimi i qeverisë në përpjekjen për të kapërcyer “mungesën” e të rinjve në krijimin e një projekti për të rritur normën e lindjeve.

LEXO EDHE:  Mediat: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive-Tjetër skandal lobimi?/ Kush është personi misterioz që takoi Basha në Vienë?

Masat e tilla nuk janë të reja, pasi qeveritë si Japonia dhe Kanadaja kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

Suedia ka një nga licencat më shumë “bujare” të atësisë botërore. Nëntë muaj me 80% të pagës (tre për babanë dhe nënën, si dhe tre të jetë e ndarë në mes të dyve).

LEXO TE PLOTE