Connect with Us

Tentoi të trafikonte drogë nga liqeni i Shkodrës/ Arrestohet 32 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Aktualitet

Tentoi të trafikonte drogë nga liqeni i Shkodrës/ Arrestohet 32 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32 vjeçar dhe një 22 vjeçar të cilët ishin në kërkim që prej 2018.

Mervis Hysaj  ka tentuar të trafikonte nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tyre Fabian Mezini, 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe, i cili akuzohet për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”.

LEXO EDHE:  Digjen 38 mijë rrënjë kanabis

Ngjarja ka ndodhur në 2018 në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, Ku 32 vjeçari Hysaj së bashku me E. H. (i arrestuar në 2019 ), tentuan të çonin drogën në Malin e Zi, por u zbuluan./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, aim und të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh ër një president në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Një magazinë është shkrumbuar plotësisht nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan në fshatin Bradashesh.

Zjarri ka rënë rreth orës 20:45 ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

LEXO EDHE:  Kapet drogë me vlerë 50 milion euro

LEXO EDHE:  Kapet drogë me vlerë 50 milion euro

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE