Connect with Us

Sulmi ndaj tubacionit të naftës/ Biden: Moska mban përgjegjësi, megjithëse nuk kemi prova

Bota

Sulmi ndaj tubacionit të naftës/ Biden: Moska mban përgjegjësi, megjithëse nuk kemi prova

Publikuar

-

Sulmi kibernetik ndaj tubacionit më të madh të transportit të naftës në SHBA, për të cilin amerikanët fajësojnë individë të lidhur me Rusinë, është “qartazi një akt kriminal,” tha Presidenti Biden të hënën. “Në mbarë qeverinë federale, institucionet po punojnë për të neutralizuar ndikimin në furnizimet me naftë,” shtoi presidenti në hapje të fjalës mbi axhendën e tij ekonomike.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm, pasi kishte përmbyllur komentet e para-përgatitura, presidenti tha “Do të takohem me Presidentin Putin. Deri tani, nga zbulimi ynë nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë”. Ai shtoi se provat që programe kompiuterike keqbërëse e kanë origjinën në Rusi bëjnë që Moska “të jetë përpara përgjegjësisë”.

Ligjvënësi demokrat Ruben Gallego, tha, “Qeveria ruse nuk mund të strehojë terroristë kibernetikë dhe të mos ndjejë pasojat e këtyre akteve”. Tiubacioni Colonial që e ka qendrën në shtetin amerikan Xhorxhia, mbylli operacionet si masë mbrojtëse të premten, pasi hakerët depërtuan në sistemin e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

“Colonial po punon me konsulentë privatë për të përllogaritur dëmin dhe për të vendosur kur mund të kthehet përsëri në funksionim,” tha këshilltarja për sigurinë kombëtare Elizabeth Sherwood-Randall në komente për gazetarët para se ta merrte fjalën presidenti. “Situata mbetet e paqartë, por ekipi i kompanisë Colonial po zbaton një plan me hapa graduale për të bërë të mundur kthimin në funksionim me etapa,” tha kompania në një deklaratë të nxjerrë të hënën.

Çmimi i karburantit në SHBA arriti nivelin më të lartë në shtatë vjet. “Nuk parashikojmë probleme me furnizimin,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Colonial transporton afërsisht 2.5 milion fuçi në ditë karburant dhe lëndë djegëse të tjera nga rafineritë në zonën e Gjirit të Meksikës tek konsumatorët në pjesën qendrore në brigjet e Atlantikut dhe shtetet juglindore. Rrjeti i gjerë i tubacioneve u shërben aeroporteve kryesore amerikane, përfshirë Aeroportin Hartsfield Jackson të Atlantës, më i ngarkuari në botë përsa i takon trafikut të udhëtarëve.

LEXO EDHE:  Kokëdhima “shpërthen” ndaj Ramës/Po na godet në mënyrë çnjerëzore!

Një grup që e prezanton veten me emrin “Darkside”, që operon si një bandë e krimit kibernetik, nxori një deklaratë të hënën ku thotë se synimi i sulmit është “të bëjnë para dhe jo të krijojnë probleme për shoqërinë”. Deklarata nuk përmendte sa para kanë kërkuar autorët e këtij akti, por shton se do të sigurohej që kriminelë të tjerë që veprojnë në hapësirën kibernetke nuk do të “shkaktojnë pasoja sociaale në të ardhmen” duke shtuar se ky grup është “apolitik dhe nuk është i lidhur me ndonjë qeveri të caktuar.

Të dielën, qeveria amerikane nxori një deklaratë të pazakontë emergjente lidhur me sulmin që ka paralizuar transportin e naftës në SHBA. “FBI-ja konfirmon se programe të dëmshme kompiuterike të grupit Darkside janë përgjegjëse për kompromentimin e tubacionit Colonial,” tha Byroja Federale e Hetimeve në një deklaratë të hënën në mesditë. “Po vazhdojmë hetimet në bashkëpunim me qeverinë dhe kompaninë”.

FBI-ja më parë kishte këshilluar që të mos u paguhej shpërblim autorëve të sulmit për të ndalur këtë akt. Por të hënën Shtëpia e Bardhë tha se vendimi i takon kompanisë dhe nuk pranoi të komentonte nëse është paguar ndonjë shumë. Disa ligjvënës kanë bërë thirrje për masa më të forta mbrojtëse për infrastrukturën energjetike të Amerikës përballë kërcënimeve kibernetike. Administrata Biden njoftoi muajin e kaluar një nismë private-publike për të përmirësuar sigurinë kibernetike të sektorit të energjisë elektrike.

“Do ta pasojmë me nisma të ngjashme për tubacionet e gazit, ujit dhe infrastrukturë të ngjashme,” tha presidenti të hënën. Deklarata e gjendjes emergjente, e nxjerrë nga Departamenti i Transportit, e cila vazhdon deri më 8 qershor, bën thirrje për shtimin e planeve dhe pistave alternative për transportin e naftës e gazit dhe zbuti rregulloret që kufizojnë numrin e orëve që mund të udhëtojnë pa pushim shoferët e cisternave të naftës në 17 shtete në jug dhe lindje të vendit.VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Putin: SHBA superfuqia e vetme në botë

LEXO EDHE:  Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

LEXO EDHE:  Kokëdhima “shpërthen” ndaj Ramës/Po na godet në mënyrë çnjerëzore!

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Minskut

Publikuar

-

Nga

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Minskut

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja bashkuan forcat të hënën për të vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë në Bjellorusi për devijimin nga itinerari të një avioni pasagjerësh që po udhëtonte në maj mes dy vendesh anëtare të BE-së.

Ngrirja e pasurive dhe ndalim-udhëtimet janë ndëshkime lidhur me reagimin e ashpër të autoriteteve bjelloruse për afro një vit që kur Presidenti Aleksander Lukashenko deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 2020, që BE dhe vende të tjera perëndimore i cilësuan të manipuluara.

“Jemi të bashkuar në shprehjen e shqetësimeve tona të thella lidhur me sulmet e vazhdueshme që ushtron regjimi i Lukashenkos mbi të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe ligjin ndërkombëtar,” thanë katër aktorët përmes një deklarate të përbashkët.

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim aspiratat demokratike të popullit bjellorus dhe qëndrojmë të bashkuar në masat ndëshkuese ndaj këtij regjimi për mospërfillje të hapur ndaj përgjegjësive ndërkombëtare,” thuhej më tej në deklaratë.

BE ka veçuar shtatë individë dhe një entitet për “zbritje të detyruar dhe të paligjshme” të avionit të firmës Ryanair, i cili udhëtonte nga Greqia në Lituani, kur u urdhërua të zbriste në Minsk, siç u kuptua më pas me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një nga pasagjerët — Raman Prataseviç, një gazetar që njihet për kritika ndaj autoriteteve të Minskut.

BE, SHBA, Britania dhe Kanadaja i bënë thirrje Minskut të bashkëpunojë me hetimet ndërkombëtare lidhur me këtë incident, të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë dhe të “fillojë një dialog të gjerë dhe të pastër politik” me opozitën dhe shoqërinë civile.

LEXO EDHE:  Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

LEXO EDHE:  Ekstradohen drejt SHBA dy të shumëkërkuarit/ Ja për çfarë akuzohen

Në shenjestër të Shteteve të Bashkuara janë bashkëpunëtorë të afërt të zotit Lukashenko, individë që akuzohen se kishin rol në shtypjen e egër të protestave paqësore vjet dhe të tjerë që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, në takimin e tyre të hënën në Luksenburg, ministrat e jashtëm të BE-së përgatitën një seri masash ekonomike që synojnë të godasin zotin Lukashenko dhe aleatët e tij. Këto masa do të diskutohen nga udhëheqësit e BE-së në takimin e tyre të enjten në Bruksel.

BE-ja i ka forcuar sanksionet kundër Presidentit Lukashenko, i cilësuar si “diktatori i fundit i Evropës”, i cili në gusht 2020 deklaroi fitoren për një mandat të gjashtë si president.

Blloku me 27 anëtarë ka mbajtur një qëndrim edhe më të rreptë që nga incidenti me avionin e kompanisë Ryanair si dhe pas akuzave se Bjellorusia po shfrytëzon migrantët për t’i bërë presion Lituanisë, pasi në Lituani janë strehuar disa figura të njohura të opozitës bjelloruse.

Në përpjekje për të shtuar presionin ndaj Presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me devijimin me forcë të avionit të firmës Ryanair, ministrat e jashtëm të BE-së miratuan të hënën sanksione individuale ndaj 76 shtetasve bjellorusë përfshirë ministrat e transportit dhe mbrojtjes. Masa të ngjashme u morën edhe ndaj tetë entiteteve shtetërore, thanë diplomatët./voa

LEXO TE PLOTE