Connect with Us

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Aktualitet

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Publikuar

-

Besimtarët myslimanë mbyllin këtë të mërkurë muajin e Shenjtë të Ramazanit që kulmon me faljen e Fiter Bajramit mëngjesin e të enjtes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë edhe udhëzimet për faljen e Bajramit i cili do të falet në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

LEXO EDHE:  Basha uron Fitër Bajramin/ Zoti e bekoftë Shqipërinë

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Dita: E enjte

Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

– Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dërgimi i dosjes së Ardian Çapjas në gjyq/ SPAK jep njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

Dërgimi i dosjes së Ardian Çapjas në gjyq/ SPAK jep njoftimin zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 17.06.2021 paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.98/1 viti 2021 (çështje e ndarë), ndaj të pandehurve Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar per kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/2, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal, për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babë e bir) më datë 15.08.2012 dhe rreth orës 08-09’’, në Elbasan, brenda në banesë të tyre (apartament në kat të pestë).

LEXO EDHE:  Myslimanët hynë në muajin e Ramazanit/ Bujar Spahiu bisedë online me ambasadoren amerikane
LEXO EDHE:  Publikohen udhëzimet për rifillimin e shkollës/ Rregullat që duhen ndjekur

Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 278 paragrafi 2 e 3 dhe 279 të Kodi Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 29.03.2021, kur gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Në proçedimin penal Nr.98 viti 2021 do vijohet të kryhen hetime për vepra penale të tjera të dyshuara të kryera më parë nga Grupi i Strukturuar Kriminal./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Publikuar

-

Nga

Navalny e quan Putinin "gënjeshtar"

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Putinit se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi.

Këto komente Putin i bëri më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës pasi u takua me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në Gjermani, Navalny është trajtuar si pasojë e helmimit me një agjent nervor brenda Rusisë.

Helmimi tij kishte ndodhur gjatë një udhëtimi nga Siberia për në Moskë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Navalny shkroi se Putini mbase vuan nga një “sëmundje psikiatrike për shkak të posedimit të shumave pa kufi të parave dhe të qenët në pushtet për një kohë të gjatë”.

“(Ai) thjesht nuk thotë asnjë fjalë të vërtetë. Edhe kur e di se gënjeshtrat e tij do të zbulohen menjëherë”, shkroi Navalny.

LEXO EDHE:  Falja e gjobave/ Veliaj: Ky vendim nuk ka lidhje me zgjedhjet

LEXO EDHE:  Vendimi i Ramës për Bajramin/ PDIU: Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit

Ai u bëri thirrje rusëve që duke përdorur sistemin e Votimit të Mençur, të cilin e ka përgatitur ai dhe ekipi tij, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator për të mundësuar rrëzimin nga pushteti të partisë Rusia e Bashkuar.

Më herët, një gjykatë në Moskë u ka ndaluar veprimtarinë organizatave politike të lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke i shpallur ato “ekstremiste”.

Aktivistët do të përballen me burgim nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalnyt, mund t’i ndalohet gara për pozita publike.

Përmes rrjeteve sociale, Navalny është zotuar se nuk do të zmbrapset. Zgjedhjet parlamentare ruse pritet të mbahen në muajin shtator, dhe sondazhet tregojnë se partia në pushtet po humb përkrahjen.

Navalny ka fajësuar Putinin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dhjetë raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë më 17 qershor janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) shifra bazohet në testimin e 1.848 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 184 .

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107,620, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,186.

Të martën në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Falja e gjobave/ Veliaj: Ky vendim nuk ka lidhje me zgjedhjet

LEXO EDHE:  Miratimi i vaksinës anti Covid/ Agjencia amerikane e barnave jep udhëzime më të rrepta

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të enjten janë dhënë 118.538 vaksina. Të vaksinuar me dy doza janë 15.093 qytetarë./REL

LEXO TE PLOTE