LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

11 Maj 2021, 21:04, Politikë CNA
Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në ballkan nuk mund të ndryshohen por idetë e rivizatimit të hartave në rajon paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit.

Pahor ka paralajmëruar Brukselin se nga vonesat në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE, mund të ndodhin ngjarje të pakëndshme dhe njerëzit të humbasin durimin.

“Nëse njerëzit në rajon, pas një kohe, përjetojë një zhgënjim nga reformat e integruese dhe  Bashkimi Europian, atëherë këtu mund të vij një ideologji tjetër, që mund të ketë pasoja të tilla, që askush prej nesh nuk dëshiron as t?i mendoj. Nuk do të ishte e çuditshme, që nesër, pasnesër apo pas 50 vjetësh edhe udhëheqësve të këtyre shteteve t?ju duket se nuk ka më kuptim të kryejnë reforma. Për këtë arsye e shoh samitin e Brdo Brijunit si një mundësie shumë të madhe të paraqitjes së një ideje të re të angazhimit”, tha Pahor në Përballë me gazetarin Lutfi Dervishi.

Pahor mendon se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Dua të jem i sinqertë, popullata e vendeve të BE-së nuk e shohin me simpati integrimin e Ballkanit. Prandaj unë dëshiroj t?I bind kolegët e mi se integrimi duhet të ndodh, në mënyrë që në shtetet e rajonit të mos ë ngjarje të papritura. Unë mendoj se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor” , u shpreh ai.

Sllovenia merr më 1 korrik Presidencën e Bashkimit Europian dhe javën tjetër në Ljubjanë mbahet samiti i Brdo-Brijunit me kryetarët e shteteve të rajonit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga