Connect with Us

Rakip Suli ‘zbret nga kali’ Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Aktualitet

Rakip Suli ‘zbret nga kali’ Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Publikuar

-

Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Kreu i Bashkisë Kamëz , Rakip Suli ka njoftuar se hyrja në këtë bashki nuk do të jetë më e njëjta nëpërmjet ‘Bulevardit Blu, por shumë shpejt do quhet Bulevardi ‘Nënë Tereza’.

Në sheshin qendror të Kamzës do të vendoset një statujë e humanistet shqiptare, ndërsa në rrethrrotullimin qendror  nuk ndodhet më statuja e djalit me kalë, por është kthyer në një hapësirë të gjelbër. Mesa duket Suli e ka “zbritur nga kali’ rivalin e tij Xhelal Mziu./CNA.al

Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Teatri” në Kushtetuese/ Qeveria dhe Presidenca nuk i përgjigjen Gjykatës

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese ultimatum Komitetit të Ekspertëve/ "Keni një javë kohë të rishikoni masat shtrënguese"

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për ‘çështjen e Teatrit’.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se nga gjykatësit është tërhequr vëmendja pasi nuk janë janë dërguar dokumentet e kërkuara si nga Qeveria ashtu edhe nga Presidenca.

“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, ka thënë gjykatësit.

LEXO EDHE:  Përmbytjet përfshinë Kamzën/ Policia shkoi ta zgjonte nga gjumi, Mziu nuk hapte derën

LEXO EDHE:  Përmbytjet përfshinë Kamzën/ Policia shkoi ta zgjonte nga gjumi, Mziu nuk hapte derën

Ndërkohë, nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Publikuar

-

Nga

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetar, ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultoi se Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se Lulzim Basha ka fituar me 32 882 vota.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha rezulton me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017, ku kishte marrë 58 mijë vota.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën, pasi mori rreth 25 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Por, duke qënë se tani Basha nuk mund të justifikohet sërish, duke thënë se “ia vodhi Rama”, tenton tiu hedhë hùi syve demokratëve, duke dalë në konferenca për shtyp, ku thotë se “mbështetja ishte e jashtëzakonshme”.

Në fakt sesa e mbështesin demokratët Lulzim Bashën, kjo tashmë dihet dhe është e provuar.

Por, Lulzim Basha mesa duket i urren demokratët dhe Partinë Demokratike.

Dje në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.”.

Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tallje nga ana e Lulzim Bashës.

Së pari vetë Lulzim Basha ka “vrarë” senatorët e kësaj partie. Së dyti në PD nuk ka mbetur më asgjë demokratike.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar gjatë gjithë fushatës, procesi zgjedhor për kreun e PD, vetëm demokraci nuk kishte.

Data e zgjedhjeve, është një detaj, i kritikuar fort edhe nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Basha vendosi 13 qershorin si datë për zgjedhjet, duke mos iu lënë kohë kandidatëve për fushatë.

Nga ana tjetër, e gjithë gara u zhvillua në kushte plotësisht të pabarabarta. Basha garonte, përballë tre kandidatëve të tjerë, ndërkohë që ishte në karrigen e kryetarit dhe vuri në shërbim të tij të gjithë administratën e PD-së.

Dhe po të shikosh faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, është publikuar me video çdo takim i Lulzim Bashës në degët lokale, ndërsa për kandidatët e tjerë, asnjë takim.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Aksident, përplaset nga makina/ Humb jetën këmbësorja

Për më tepër Lulzim Basha fshehu listat e anëtarësisë, duke mos ua vënë në dispozicion kandidatëve të tjerë, dhe këtë mesa duket ai e quan “proces demokratik”.( Lexo këtu)

Më tej, listat rezultuan të shkurtuara nga 103 mijë anëtarë që ishin deklaruar zyrtarisht në vitin 2017, u deklaruan 75 mijë  anëtarë, pra 28 mijë anëtarë më pak.( Lexo këtu)

Çdo detaj gjatë fushatës për kreun e PD, tregoi qartë se gara ishte e paravendosur dhe se Lulzim Basha po përgatiste një proces farsë, me qëllimin e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD. ( Lexo këtu)

Por, përtej talljes që u bëri demokratëve, Basha nuk ndalet me kaq. Në deklaratën e djeshme ndër të tjera ai tha se “Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!”.

LEXO EDHE:  Tmerrohen udhëtarët/ Autobusi i Kamzës del nga rruga

Për këtë detaj, në fakt Lulzim Basha nuk ka faj, që i falenderon komisionerët dhe numëruesit, pasi pa ndihmën e tyre vështirë se do kishte këtë rezultat.

Mjafton të shikojmë rastin e Durrësit, ku Lulzim Bashës i “mbinë” rreth 300 vota. ( Lexo këtu).

Apo rastin e Beratit, ku Bashës i dolën më shumë vota se votues. ( Lexo këtu).

Detajet tregojnë që është vetë Lulzim Basha që akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bnërë “masakër zgjedhore” në 25 prill, por nga ana tjetër Lulzim Basha vijon “masakrën” brenda Partisë Demokratike./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

“Forconi aritmetikën”/ Gazetari ironizon zgjedhjet në PD: Ta dinte Naimi i shkretë do ishte bërë kinez

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Gara në PD e paravendosur/ Jemin Gjana justifikon manipulimin

Basha “zhduk” anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina luksoze, biznese, llogari bankare/ SPAK konfiskon pasurinë e “bosit” të drogës

Publikuar

-

Nga

Pas Ylli Ndroqit, një tjetër personazhi të botës së krimit do t’i konfiskohet pasuria.
Bëhet fjalë për Bledar Seferi (alias Hakorja).

Sipas SPAK Seferi ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror Nr.1/2020, në ngarkim të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK njoftoi se nw  përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.

Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008

Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro”, thuhet në njoftimin e SPAK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE