LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PSG përgatitet për dy goditje të bujshme, gati Messi dhe Ramos në merkaton e verës

11 Maj 2021, 13:21, Sport CNA
PSG përgatitet për dy goditje të bujshme, gati Messi dhe Ramos

Ambicia kryesore e projektit të PSG-së, është të fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe synojnë ta realizojnë duke nënshkruar me dy yje botërorë si, Sergio Ramos dhe Leo Messi.

Edhe pse shiheshin si transferime të pamundura si shkak i rregullës financiare, por fakti që do transferohen si lojtarë të lirë, e bën këtë ?operacion? të mundshëm.

Rinovimi i Neymar që u arrit të shtunën e kaluar dhe shitja e Kylian Mbappe te Real Madrid, do ta lejonte klubin francez padyshim të dominonte në merkaton e verës.

Presidenti Al Kehalifi dhe drejtori sportiv Leonardo kanë punuar që të nënshkruajnë me dy futbollistët edhe pse ende nuk dihet nëse lojtarët kanë vendosur të largohen apo jo nga Spanja.

Messi dëshiron të luajë me Neymarin sërish, por fillimisht do dëgjojë ofertën e presidentit Joan Laporta para se të vendosë përfundimisht mbi të ardhmen. Ndërsa, Ramos nga ana tjeter ka dhënë sinjalet e para, duke filluar t?i ndjekë të gjithë yjet e PSG-së në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga