Connect with Us

Prodhuesi gjerman i vaksinave BioNTech raporton fitime të mëdha

Bota

Prodhuesi gjerman i vaksinave BioNTech raporton fitime të mëdha

Publikuar

-

Kompania farmaceutike ka fituar 1.13 miliardë euro midis janarit dhe marsit. Suksesi i vaksinës BioNTech-Pfizer COVID-19 përfaqëson një ndryshim masiv në fatet e firmës gjermane.

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, e cila ka bashkëpunuar me gjigantin amerikan të medikamenteve Pfizer për të prodhuar një nga vaksinat e para dhe më efektive kundër koronavirusit, ka raportuar një fitim neto të tremujorit të parë prej 1.13 miliardë eurosh (1.37 miliardë dollarë).

Kjo përfaqëson një kthesë të madhe për sipërmarrjen me bazë në Mainz të Gjermanisë, e cila më parë ishte përqendruar në kërkimet për trajtimin e kancerit dhe kishte humbje neto prej 53 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2020.

Kompania i zhvendosi përpjekjet e saj për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit në fillim të vitit 2020, duke zhvilluar një preparat të bazuar në mARN, që sjell një përgjigje të sistemit imunitar tek pacientët.

BioNTech ka vendosur të zgjerojë prodhimin në rajonin e Azisë-Paqësorit

Njoftimi i së hënës vjen vetëm dy ditë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi se BE kishte rënë dakord për të blerë 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës BioNTech-Pfizer midis viteve 2021 dhe 2023.

Vaksina BioNTech-Pfizer ishte e para që fitoi miratimin nga rregullatorët e BE dhe SHBA. Ko vaksinë është provuar të jetë shumë efektive dhe nuk është penguar nga efektet anësore ose vështirësitë e prodhimit që kanë munduar konkurrentët si AstraZeneca ose Johnson & Johnson.
Një studim i fundit i të dhënave të vaksinimit i përpiluar dhe analizuar nga autoritetet shëndetësore izraelite zbuloi se dy doza të kësaj vaksine garantojnë 95.3% mbrojtje ndaj infektimit. Studimi ishte më i madhi i këtij lloji, i cili mblodhi të dhëna nga 5 milionë pacientë.

LEXO EDHE:  Ish banori i Big Brother tregon për lidhjen me gruan më të madhe se ai: Ma prezantoi ish bashkëshorti i saj

Të hënën, BioNTech, i cili drejtohet nga ekipi Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, njoftoi gjithashtu planet për të ngritur një qendër të re në rajonin e Azisë-Paqësorit, si dhe një strukturë të prodhimit të vaksinave në Singapor.

Aksionet e BioNTech-ut rriten pavarësisht shqetësimeve për patentat

Kompania tha se shpreson të fillojë ndërtimi në të dyja qendrat këtë vit, duke shtuar se vendndodhjet e reja, “do të jenë të pajisura për të prodhuar një sërë vaksinash të reja mARN dhe terapi për sëmundjet infektive dhe kancerin”.

Pavarësisht nga shqetësimet e fundit mbi mundësinë e humbjes së të drejtave të patentës pasi Presidenti i SHBA Joe Biden sugjeroi heqjen dorë nga ato për të rritur prodhimin, aksionet e BioNTech-ut u rritën me më shumë se 8% të hënën në mëngjes./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kosnett: Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Publikuar

-

Nga

Kosnett: Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se shtetet kanë detyrim që të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për Radion Kontakt Plus, një media në gjuhën serbe në veriun e Kosovës, përgjatë një vizitë në atë zonë.

Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Kosnett sipas një përkthimi të radios Kontakt Plus.

Komentet e tij u bënë pak pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të martën në Bruksel se “Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar”.

Duke u përgjigjur në kërkesën e Beogradit për themelimin e atij asociacioni, kryeministri Kurti tha se “ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe t’i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës”.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Aeroporti i Frankfurtit gati të përballet me sprovën logjistike të transportit
LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Aeroporti i Frankfurtit gati të përballet me sprovën logjistike të transportit

Kosova dhe Serbia në vitin 2013 arritën disa marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, në mesin e të cilave edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën u rinegociua në vitin 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ambasadori Kosnett tha se qeveria në Prishtinë ankohet se nuk ka pasur asnjë kompromis nga Beogradi, se Beogradi nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.

Kjo është pikërisht ajo për të cilën palët duhet të ulen dhe të flasin dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet pritet të vazhdojnë nga fundi i muajit korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.

Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.

“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor.

Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.

Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.

Maqedonia e V. në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: Vaksina është e sigurt, por disa ngurrojnë

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: Vaksina është e sigurt, por disa ngurrojnë

“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave – për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar – qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.

Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin, të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.

“Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.

Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.

LEXO TE PLOTE

Bota

Qindra palestinezë në rrezik dëbimi nga banesat në Jeruzalem

Publikuar

-

Nga

Qindra palestinezë në rrezik dëbimi nga banesat në Jeruzalem

Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika tensioni të nxitura nga planet për të dëbuar qindra palestinezë nga shtëpitë ku ata kanë jetuar prej dekadash. Këto plane renditen ndër arsyet e luftimeve të fundit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas në Gazë që la qindra të vdekur. Qeveria izraelite e konsideron atë thjesht një mosmarrëveshje pronësie, ndërsa palestinezët thonë se kjo është një përpjekje për t’i detyruar ata si popull të largohen nga Jeruzalemi Lindor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi:

Palestinezi Saleh Diab, banor i Jeruzalemit, shikon shtëpinë që ndodhet përballë banesës së tij në lagjen Sheik Xharrah, ku më shumë se dhjetë vjet më parë u futën shtatë familje hebraike izraelite. Zoti Diab shqetësohet se edhe ai vetë bashkë me fëmijët do të duhet të largohen nga shtëpia që iu dha familjes së tij nga Jordania në 1948. Përplasjet mes banorëve palestinezë dhe kolonëve hebrenj presin prej vitesh një zgjidhje përfundimtare nga gjykatat.

Kolonët hebrenj thonë se këto shtëpi u përkasin atyre, por gënjejnë. Nëse mund të paraqesin qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se është me të vërtetë pronë e tyre, që nesër do të largohem nga shtëpia. Por nuk kanë asnjë dokument,” thotë zoti Diab.

Në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit, familjet palestineze nga një lagje tjetër e Jeruzalemit Lindor, Silvan, kanë paraqitur ankesën e tyre ndaj planeve për t’i dëbuar nga shtëpitë në favor të familjeve hebraike. Ata kanë mbështetjen e grupeve të të drejtave të njeriut dhe ligjvënësve arabë në parlamentin izraelit, Kneset.

LEXO EDHE:  Gjermania 65-vjeçare sjell ne jete katernjake

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Aeroporti i Frankfurtit gati të përballet me sprovën logjistike të transportit

“A ka gjë më të natyrshme se të mbrosh shtëpinë tënde? Po vihen në zbatim plane për të dëbuar palestinezët që të vendosen në këto banesa kolonë hebrenj,” thotë Ahmed Tibi, ligjvënës arab në parlamentin izraelit.

Anëtari i ekstremit të djathtë në parlament, Itamar Ben Gvir ngriti një zyrë provizore në Sheik Xharrah për të treguar solidaritet me familjet hebraike. Ai thotë se gjykata izraelite ka vendosur kundër palestinezëve, pasi hebrenjtë zotëronin prona në këto lagje para se të krijohej shteti i Izraelit në 1948.

“Gjykata e ka dhënë vendimin, por për fat të keq qeveria e Izraelit nuk po e zbaton sepse ka frikë nga trazirat,” thotë zoti Ben Gvir.

Por grupe izraelite për të drejtat e njeriut thonë se situata nuk ka të bëjë thjesht me mosmarrëveshje pronësie, duke e paraqitur problemin si një ligj që diskriminon palestinezët.

Nuk është aspak çështje ligjore. Ky është një akt me synime politike nga një grup kolonësh me bindje ideologjike, të cilët mbështeten nga qeveria. E gjithë kjo bazohet tek ligje diskriminuese në ekzistencë, të cilat thonë se hebrenjtë mund të rimarrin pronat që i humbën në 1948, por palestinezët nuk e kanë këtë të drejtë,” thotë aktivistja Hagit Ofran.

Gjykata e Lartë e Izraelit pritet të marrë brenda pak javësh një vendim përfundimtar për dëbimet nga Jeruzalemi Lindor.

Shumë shqetësohen se vendimi mund të pasohet me trazira të reja nga palestinezët dhe përkrahësit e tyre, siç ndodhi një muaj më parë./ VOA

LEXO TE PLOTE