Connect with Us

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim.

“Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin.

“Ndonëse ekziston ndjenja në netët e nxehta të verës se kjo tashmë ka kaluar, mund ta shihni nga shembulli i Lisbonës se gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

Autoritetet portugeze kanë ndaluar të enjten udhëtimin brenda dhe jashtë rajonit të kryeqytetit në fundjavat e ardhshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të koronavirusit.

Çfarë është varianti indian i koronavirusit?

Më herët gjatë kësaj jave, edhe kryeministri britanik Boris Johnson, ka shtyrë datën e heqjes së masave për katër javë, pasi autoritetet kanë regjistruar mijëra raste të reja të infektimit, kryesisht edhe variantin Delta.

LEXO EDHE:  Bllokohen dy turiste izraelite në Theth

LEXO EDHE:  Grabitja e lokalit/ Policia prangos autorin, u kap me dy pistoleta në brez

Merkel ka folur para një darke pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo është hera e parë që ajo ka pranuar një zyrtar të lartë në Gjermni, prej vitit të kaluar.

Macron ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të jenë vigjilentë, teksa Bashkimi Evropian do të diskutojë në samitin e ardhshëm si të harmonizojë më mirë kufizimet për udhëtime në kohën e pandemisë.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë afër dhënies së një doze të vaksinës pothuajse gjysmës së popullsisë, ndërsa një e treta e popullsisë besohet se ka marrë të dyja dozat.

Britania e Madhe, e cila është larguar nga blloku evropian vitin e kaluar, ka shkallë më të lartë vaksinimi./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim Ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca dhe Ibrahimi mësohet se kanë diskutuar lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ndërkohë, në një postim në  rrjetet sociale, Soreca thekson se ka ende sfida përpara për të vijuar progresin në reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Tentohet grabitja e BKT tek blloku

LEXO EDHE:  Bllokohen dy turiste izraelite në Theth

“Përgëzova Kryetarin Ibrahimi për punën e KLP 🇦🇱. Ka ende sfida përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës në drejtësi. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. #BE 🇪🇺 vazhdon të mbështesë punën e KLP,”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humb jetën një pushues norvegjez në Ksamil

Publikuar

-

Nga

Humb jetën një pushues norvegjez në Ksamil

Një pushues i huaj ka humbur jetën në Ksamil.

Mësohet se viktima është Frank Ëestgard , 56 vjeç nga Norvegjia.

56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të  Ksamilit ku ka humbur jetën.

Sipas asaj që raporton ABC neës, mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.

LEXO EDHE:  Sherr në Jalë/ 30-vjeçari rreh rojen e resortit, policia e kap mat me heroinë

LEXO EDHE:  Zaptimi i pronës publike/ Procedohen penalisht 3 persona në Durrës

Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore. Policia po kryen hetimet për ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE