LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Partizani e dominon me kualitet Tiranën", befason Luan Pinari: Gjyqtarët të mos bëhen protagonistë

11 Maj 2021, 18:26, Sport CNA
"Partizani e dominon me kualitet Tiranën", befason Luan Pinari:

Luan Pinari ka provuar që të luajë në kryeqytet me tri ekipet e njohura, Dinamon, Partizanin e Tiranën dhe ka qenë një ndër stoperat më të mirë në vend, duke luajtur me Shpresat U-21, por edhe duke u grumbulluar dia herë nga Kombëtarja kuqezi. Luan Pinari, në ?SportMagazin?, në lidhje me derbin ka theksuar se: ?Ashtu si në çdo derbi edhe kjo ndeshje ka favoritë. Ndoshta Partizani do ta kërkojë më shumë fitoren, por edhe për Tiranën, 3 pikët janë detyrë, për më tepër kur bëhet fjalë për një derbi me Partizanin. Por, Tirana minimumi synon Europën, kështu që edhe ky derbi është objektiv për rezultat pozitiv për Tiranën?.

?Tirana e do ta fitojë patjetër ndeshjen derbi me Partiznain dhe kjo ndodh shpesh që nuk e çon aty ku duhet ekipin bardheblu. Përfiton nga kjo situatë skuadra e Partizanit, që e kthen në favorin e vet, duke spikatur në derbi dhe duke marë pikët maksimale. Tirana duhet që të jetë e kujdesshme, si dhe Partizanit i duhet me patjetër fitorja?.

?Janë ndeshje ku kualitetet e thonë shpesh fjalën e tyre, ndërsa Asani dhe Çinari janë dy kualitete dhe Ferhan Hasnai është luks që ta kesh në skuadër, edhe në stol sidomos?.

?Partizani e ka grupin më të plotë, kurse Tirana ka lojtarë të rinj me perspektivë. Derbi është i paparashikueshëm, por Partizani i ka të gjitha mundësitë që ta fitojë këtë ndeshje dhe do të ketë një moral shumë të madh, për të vijuar më pas betejën e titullit. Nëse mer tri pikët ndaj Tiranës edhe pse ka një kalendar ferri, Partizani do të jetë edhe më solid në ndeshjet e mbetura?.

?Mendoj që Teuta është më afër titullit, sepse siç e thash Partizani ka një kalendar të vështirë, ndërsa në Korçë, Partizani duhet që ta fitonte ndeshje dhe u ndëshkua nga mendjemadhësia. Teuta ka një kalendar më të favorshëm??

?Gjyqtarët janë nën presion në këtë fundkampionati. Lojtarët hjanë profesionstë të të dyja ekipeve dhe do t?ua bëjnë shumë më të lehtë edhe gjyqtarëve në këtë derbi?, ? tha Luan Pinari.

Lajmet e fundit nga