Connect with Us

Paratë e pista të pastruara në Shqipëri/ Mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit

Politikë

Paratë e pista të pastruara në Shqipëri/ Mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit

Publikuar

-

Valbona Mezini krah Shehajt/ “Dikur nuk do guxonte askush, tani luftoni…”

Nga Valbona Mezini

Po ti referohemi raportit të publikuar sot nga organziata e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, panorama e zgjedhjeve dhe e ardhmja e vendit është vrastare për principet demokratike dhe të ardhmen e meritokracisë në Shqipëri e rajon.

Nëse i referohemi si të vërtetë këtij raporti ndërkombëtar, kushtet në të cilat hynë në garë elektorale partitë e reja opozitare, ishin vetë gijotina e tyre. Pa principe dhe pa garë, ky proçes zgjehdor mbetet thellësisht i kompromentuar.

Po të kiet parasysh se partitë e reja opozitare i qëndruan thelbësisht parimeve dhe programeve të tyre, bazuar tek vota e lirë dhe meritokracia, e patën të pamundur të triumfonin, në një kohë të qelbur ku leku i pistë tundoi nevojtarët dhe ngriti frymën e fituesit të paracaktuar.

Raporti ndërkombëtar i Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar vë në shënjestër Shqipërinë si vendin me paratë më të shumta të pista, që pastrohen në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.

Sipas (Global Initiative against Transnational Organized Crime – GI, fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e drogës vijnë në Shqipëri për tu pastruar në sektorët e ndërtimit kryesisht duke e bërë sektorin një ndër më të lulëzuarit por edhe më të shtrenjtët për çmimet që ofron në metra katror shitje apartamente, dyqane e objekte të paluajtshme.

Studimi i institutit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar për rajonin e Ballkanit “Analiza e flukseve të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor”. https://globalinitiative.net/…/%C3%ABestern-balkans…/, referon se çmimet në kryeqytetin shqiptar pothuajse janë rritur mbi 50% në krahasim me vitin 2017. Në Podgoricë, p.sh., për të njëjtën periudhë çmimet ranë me 14%, duke zbritur poshtë 1 mijë euro. Në Beograd, çmimet u rritën me rreth 30%.

Ajo që të qartëson nga raporti është fati se ky raport paraqet një tablo të detajuar të çmimeve dhe rrugëve të trafikimit të drogës dhe emigrantëve përgjatë Ballkanit Perëndimor sikurse dëshmon fitimet që vijnë përmes rrugëve të trafikut të drogës deri se ku pastrohen paratë.

Në tre vite e fundit 2017- 2020, kryeqyteti shqiptar përjetoi një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave. Çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017. Por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2 000 eurove për një metër katror.

Një tjetër qytet ku janë pastruar paratë në 3 vitet e fundit është qyteti bregdetar i Vlorës.

Sipas raportit pretendohet se në Vlorë, grupet kriminale, kanë investuar në sektorin e turizmit , duke përfshirë hotele luksoze në bregdet duke rritur çmimet për metër katror nga 600 në 700 euro për metër katror në vitin 2017, në bregun e detit në 1 000 euro në 1 200 euro në fillim të vitit 2021.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e "dosjeve të nxehta"/ Si ka ndryshuar në 15 vite pasuria e Liljana Bakut

Krahasuar me vendet e tjera rajonale, Tirana është kryeqyteti me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër kator për kullat e reja, ndërsa luhaten mes 1400-2000 euro në pjesën qendrore të qytetit.

Pas Tiranës, më të shtrenjta apartamentet janë në Beograd e Sarajevë, me rreth 2,500-2,700 euro për metër katror.

Sipas ekspertëve kjo rritje e lartë për metër katror nuk bazohet në kërkesën e ekonomisë reale ose rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave.

Sipas raportit në Tiranë, aktualisht janë planifikuar projekte shtesë luksoze në qendër të qytetit që nuk pasqyrojnë forcat normale të tregut.

Një agjent i pasurive të patundshme në Shqipëri ka shpjeguar se një përqindje e madhe e njerëzve që blejnë apartamente luksoze përdorin para të paligjshme dhe paguajnë me cash. Sidoqoftë, edhe kur pagesat nuk bëhen me para (por përmes sistemit financiar).

Ajo që mbetet shqetësim të cilin e evidenton ky raport është fakti që megjithëse kërkohet që transaksione prej më shumë se 10 000 euro të bëhen përmes transfertave bankare, kompanitë e ndërtimit bëjnë të mundur ndarjen e pagesave në këste të vogla me më pak se 10 000 euro secila dhe të deklarojnë një çmim fiktiv më të ulët se ai real, duke e bërë kështu të mundur që individët të fshehin origjinën e vërtetë të parave të tyre.

Por industria e ndërtimit vijoi të rritej edhe gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë edhe pse ekonomia reale pati tkurrje për shkak të kufizimeve. Instituti Shqiptar i Statistikave regjistroi nivel të lartë të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2020. Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, aktiviteti i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.

Një sasi më e vogël të ardhurash të paligjshme investohet edhe në hapjen e bareve e restoranteve. Sipas ekspertëve këto biznese janë veçanërisht të përshtatshme për të pastruar shuma më të vogla parash.

Kristina Amerhauser, një nga autoret e raportit ndërkombëtar të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, specifikon se “Paratë e pista, të gjeneruara dhe të pastruara në rajon, po mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Tronditet Vlora/ Tentohet të hidhet në erë një banesë

LEXO EDHE:  Vlorë/ Shembet me 36 kg tritol ndërtesa 5 katëshe

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, ai mund të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në Shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh për një President në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE