LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paçavuret që po na shiten si ankimime

11 Maj 2021, 09:01, Politikë CNA
Paçavuret që po na shiten si ankimime

Përpara pak ditësh, në një portal që merr “lajme” nga PD, u publikua një shkrim informues nga i cili kuptohej që ekipi i juristëve që po organizon punën e ankimimeve, drejtohej nga Eduard Halimi.

Kaq synonte informacioni i përcjellë nga portali. Nuk kuptohej nëse ky informacion bëhej që shqiptarët te kuptonin se kush ishte drejtuesi i ekipit pa emra, apo thjesht ishte zgjedhur publikimi i lajmit në portal, që juristët e tjerë të PD të kuptonin kush ish shefi! Me gjasë opsioni më i besueshëm është ky i fundit.

Ajo që vërehet në vara-vingot tek dera e KQZ dhe personat që dalin me dosje në krahë, sugjestionojnë hipotezën që ekipi që po merret me mbrojtjen ligjore të PD, është stafi i zyrës ligjore të Eduard Halimit.
Dhe këtu merr kuptim shprehja: drejtues i ekipit është Eduard Halimi. Minimumi është shefi i stafit të vet.

Ajo që vihet re, është se Eduard Halimi ka vënë në dispozicion studion e vet, por në TV nxjerr një djalkë që për shkak se nuk di se çthotë nuk ka as turp kur flet. Ajo që vjen si konkluzion masiv i paneleve të studiove televizive, është perceptimi i qartë lidhur me mungesën e provave që gjenden në ankimimet e PD.

Tekstet e ankimimeve, janë opinione, jo prova, janë dëshira, jo fakte, janë fantazi, jo realitet.
Cilësia e dobët e hartimit të ankimimeve shoqëron në 9 qarqe, tekstet e zbardhura të opinioneve, dhe fantazisë së PD dhe “ekipit” juridik që po mbron PD-në.

Nga cilesia e dobët e ankimimeve dalin 2 opsione:
1- ose studio e Halimit ësht copë-copë, nëse i ka gjithë mbrojtjet e klienteve në këtë cilësi;
2- ose për shkak se po e bën pa lek këtë punë për mikun e vet Luli Basha, po e bën shkel e shko, sa për të shtyrë dhe nja 20 ditë përpëlitjen përballë humbjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga