Connect with Us

Nisma Adriatiko-Joniane/ Xhaçka: Fokusi i Shqipërisë është rinia dhe turizmi

Politikë

Nisma Adriatiko-Joniane/ Xhaçka: Fokusi i Shqipërisë është rinia dhe turizmi

Publikuar

-

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ditën e sotme ka marrë pjesë në një takim online të forumit dy ditor të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR. Në fjalën e saj Xhaçka u shpreh se vendi jonë do të përqëndrohet tek rinia dhe gjithëpërfshirja. Sipas saj, do të punohet për të forcuar marrdhëniet me autoritetet locale dhe rajonale.

Shqipëria beson në vijimësinë dhe nisur nga fakti se ndajmë gjerësisht të njëjtat përparësi dhe se nuk ka vizione dhe ide kontradiktore mes nesh, garantojmë se nisma do të bëhet dukshëm efikase. Ne do të përqendrohemi tek rinia dhe gjithëpërfshirja, tek kultura, turizmi, dixhitalizimi dhe do të punojmë për të forcuar marrëdhëniet me autoritetet lokale dhe rajonale dhe me rrjetet dhe shoqatat në rajonin e Adriatikut e Jonit”, tha ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim Ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca dhe Ibrahimi mësohet se kanë diskutuar lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ndërkohë, në një postim në  rrjetet sociale, Soreca thekson se ka ende sfida përpara për të vijuar progresin në reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Olsian Çela pret sot në prokurori ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi i Ramës me biznesmenët kuksianë

“Përgëzova Kryetarin Ibrahimi për punën e KLP 🇦🇱. Ka ende sfida përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës në drejtësi. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. #BE 🇪🇺 vazhdon të mbështesë punën e KLP,”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur do flasësh për vrasjen e Artan Santos?/ Analisti ‘zë ngushtë’ Grida Dumën

Publikuar

-

Nga

Kur do flasësh për vrasjen e Artan Santos?/ Analisti ‘zë ngushtë’ Grida Dumën

Analisti Ilir Demalia, ka shpërthyer në akuza, ndaj deputetës së zgjedhur të PD, Grida Duma.

Në emisionin “Të pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit ku ka qënë e ftuar dhe deputetja e zgjedhur e PD Grida Duma, Demalia i ka kujtuar kësaj të fundit vrasjen e Artan Santos, duke i kërkuar ‘llogari’ se kur do të flasi për të dhe telefonatën e fundit që ka patur.

“Vendimi i fundit i Biden për një urdhër ekzekutiv, është për korrupsionin jo vetëm në Ballkan por edhe në vendet e tjera.

Zonja Duma thote Berisha  ka të drejtë të kërkojë transparencë. Kujt ti kërkojë transparencë!

Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë zërin e Amerikës. Ju vetë jeni aty. Po pse nuk i din ti shtëpiat e gazetarëve! Shtëpia e Metës, Berishës etj në Gjirin e Lalëzit! 

Po pse ata deputetët e Gridida Dumes, apo Grida me pallatet, nuk i dijnë njerëzit!

Unë nuk dua ti hyj Gridës se Grida ka edhe gjëra të tjera. Vrasjen e Santos, flitet që telefonata e fundit është e Grida Dumës. Cfarë di Grida Duma?

Gazetari thotë atë që nuk duan ta dëgjojnë të tjerët, dhe ju këtu të gjithë si gazetarë po luani një lojë, bëni sikur keni një lloj konflikti ashtu si partitë banda”, vijoi më tej Demalia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Publikuar

-

Nga

“S’do bëjmë gjueti shtrigash”/ Alibeaj: Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet një analize

Ish deputeti Enkeled Alibeaj ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Radari informativ”, Alibeaj tha se ka nevojë që të bëhet një analizë reale e domosdoshme.

Sipas tij, analiza nuk ka për qëllim të kthehet në gjyq por për të nxjerrë mësime nga rezultati i zgjedhjeve.

Ai u shpreh se PD duhet të perfeksionohet për t’i ballë çdo sfide në të ardhmen.

Për një parti të madhe si është PD bën sens që të bëhet një analizë reale e domosdoshme. Është një kulturë që duhet të bëhet edhe nga partitë e tjera. 25 prilli ka nxjerrë disa konkluzione të mëdha për rezultatin që qe një masakër e pastër zgjedhore.

Momenti i analizës për të mos qenë një gjyq. Analiza ka një synim tjetër, Mediatikisht, është krijuar një panoramë e plotë për atë që ndodhi në 25 prill. Shtetin e shndërroi në një ushtri dhe armatë elektorale. Ajo që është më e rëndësishme është kjo.

Në anën tjetër PD duhet të perfeksionohet për t’i bërë ballë në të ardhmen. Çdo strukturë e PD do i nënshtrohet analizës. Strukturat do të shprehin si e kanë parë ata angazhimin apo ndoshta dhe mangësitë e tyre në një dialog që është i hapur. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të gjetur perfeksionimin. Drejtuesit politikë do i nënshtrohen kësaj analize. Dini proces më të mire analize se votimi?”, deklaroi ai.

Faza e parë e analizës tha Alibeaj, do të mbështetet në arsyet pse u arrit dhe pse nuk u arrit objektivi i PD në disa më 25 prill. Ai u shpreh se selia blu nuk do bëjë “gjueti shtrigash” për të përjashtuar ata që nuk arritën objektivin në zgjedhje por shtoi se do marrë jetë fjala meritokraci.

LEXO EDHE:  Takimi në Paskuqan/Tahiri: Jo koalicion për vota, por koalicion për punë

LEXO EDHE:  Hahn vizitë në Presidencë: Reforma në drejtësi është një element kyç i demokracisë

“Faza e parë: Strukturat e partisë do të flasin. Deri në datën 1 korrik. Para çdo gare elektorale vendoset objektivi me të cilin matesh, Rezultatin aktual ne e kemi në të gjithë republikën. Ata që kanë arritur objektivin kanë të drejtë të thonë arsyet që përdorën për të rritur rezultatin. Ata që nuk e arritën objektivin kanë të drejtën të thonë që ishte për shkak të mos angazhimit tonë apo arsye të tjera. Do thonë nëse ka ndodhur që janë shpërndarë para. A ka ndodhur të ketë pasur kriminelë. Do e thonë ata.

Nga ana tjetër, duhet të dini se ky përshkrim në degë dhe në qendrën e PD ka pasur mekanizma që e kanë monitoruar gjendjen në totalin e tyre. Kjo besoj do na çojë në modelet e mira. Ne nuk do bëjmë gjueti shtrigash. Ne nisemi nga ideja për të gjetur shkaqet reale të këtij rezultati. Nëse ndodh që drejtues të caktuar kanë pasur mundësi por nuk i kanë shfrytëzuar, gjatë muajit shtator pasi të ketë përfunduar e gjithë analiza, në funksion edhe të shkrirjes apo hapjes së dyerve ndaj publikut do ketë mundësi edhe për të angazhuar më të mirët e më të mirëve.

Partia Demokratike është shtëpia e të gjithëve. Por fjala “meritokraci” do marrë jetën. Analiza thelbin e ka të nxjerrë të vërtetën në shesh për angazhimin e secilit. Unë besoj që në situate të rëndësishme njerëz që marrin përgjegjësi të mëdha për t’i bërë ballë të keqes duhet të jenë në krye të punëve”, theksoi Alibeaj.

LEXO TE PLOTE