LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në PD plasin dorëheqjet/ Basha bën xhiron e humbjes, si turist

11 Maj 2021, 08:55, Politikë CNA

Kreu i PD Lulzim Basha, ka gjetur disa mënyra për të justifikuar humbjen dhe dështimin e 25 Prillit.

Doli dhe vlerësoi procesin zgjedhor dhe u kujtua dy ditë më pas të deklarohej për manipulime zgjedhore apo shitblerje votash, siç e kemi dëgjuar rëndom prej tij, duke thënë se lufta sapo ka nisur.

E pamë të dilte të thoshte se nuk i njihte rezultatet zgjedhore, ndërkohë nga ana tjetër mblodhi grupin e ri parlamentar, duke dhënë një tjetër mesazh, se i njihte mandatet e tyre.

Pra, edhe nuk i njihte edhe i njihte zgjedhjet, duke futur kështu në kaos demokratët, të cilëve iu kishte premtuar se nuk do t?i linte më në Opozitë.

Por në fakt iu garantoi edhe katër vite të tjera Opozitë.

Në këto kushte, kur duhej të jepte llogari dhe të largohej nga drejtimi i PD, ai gjeti një avokat pa përvojë jashtë selisë blu, si Marash Logu, për ta ngarkuar me disa dosje, ku pretendohet se ka prova për manipulime zgjedhore,  për t?i dërguar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Duke e ditur se çfarëdo, që të ketë futur në ato dosje rezultati nuk përmbyset dhe humbja e tij nuk justifikohet.

Pasi e çoi ?luftën? e tij deri në këtë pikë, ai tashmë ka ndërmarrë një fushatë xhirosh nëpër rrethe të ndryshme.

Ndërkohë që në PD kanë nisur dorëheqjet, siç ka raportuar më herët CNA.al, edhe pse disa prej tyre tentohen të mbahen të fshehura.

Sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë.

Gjithashtu dorëheqje kanë dhënë dhe disa drejtues lokalë të PD, por atyre ju është kërkuar të qëndrojnë në detyrë deri sa të përfundojnë denoncimet por edhe rizgjedhja e kryetarit të PD.

Por, Basha në vend që do të dorëhiqet, do të bredhë nga qyteti në qytet, si turist, por me mbi një sërë humbjesh mbi supe.

E nisi me Durrësin një natë më parë dhe do të vijojë sot me Lezhën dhe kështu me radhë. Pra nga rrethi në rreth për të justifikuar humbjen, në vend që të bëjë analizën që e çoi në humbje.

Mirë, se tani i mban shpresat tek ato dosjet e Logut, por nëse del i humbur dhe pas atyre dosjeve, cila do të jetë lufta e radhës e Bashës?

Lulzim Basha, tetë vite i la demokratët në Opozitë dhe katër vite të tjera, opozitë sapo ua ?dhuroi?, duke marrë bashkë me aleatët 59 mandate në të gjithë vendin.

Basha nis turin e humbjes sikur mos të kishte ndodhur asgjë, pasi shokoi të madh e të vogël, kur doli me 27 Prill,  të fliste për beteja e luftë, ndërsa rezultatet e nxinin.

U justifikua me buzëqeshje të shitur se PD ka fituar, pasi ka një rritje në krahasim me vitin 2017, duke harruar kështu se ishte tetë vite në Opozitë dhe një gjë duhej ta kishte bërë.

Humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit, është e treta humbje radhazi për PD-në.

Kanë qenë këto humbje të njëpasnjëshme, që kanë nxituar zëra nga brenda dhe jashtë PD që kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së.

Por, duket se Basha, deri në Korrik kur do të mbahen zgjedhjet brenda PD-së,  do të tentojë të justifikojë humbjen, me nisjen e turit nëpër rrethe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga