Connect with Us

“Na mbyten ambasadorët”/ Manjani leksion Bashës: Të ketë prioritet negociatat

Politikë

“Na mbyten ambasadorët”/ Manjani leksion Bashës: Të ketë prioritet negociatat

Publikuar

-

"Na mbyten ambasadorët"/ Manjani leksion Bashës: Të ketë prioritet negociatat

Partia Demokratike nuk duhet të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve, tha Ylli Manjani në “Ilva Now”, duke renditur prioritetet që duhet të ketë PD-ja dhe opozita momentalisht.

Sipas z. Manjani prioritet është reformimi i sistemit zgjedhor, pasi akoma edhe nëse zgjedhjet përsëriten, përderisa sistemi është i njëjti atëherë nuk mund të pritet një rezultat ndryshe. Përkundrazi, për Ylli Manjanin, një rezultat i dytë i njëjtë do të shërbente si alibi për PS-në.

“Të përsërisësh zgjedhjet me të njëjtin ligj, me të njëjtin sistem mashtrimi nuk vlen dhe e çimentos pushtetin pasi heq edhe alibinë se i ka vjedhur zgjedhjet. Sistemi zgjedhor duhet ndërtuar nga e para, një sistem që të ketë si qëllim që ta bëjë proporcionale votën e qytetarëve”, u shpreh z. Manjani.

Hapja e negociatave me BE-në, për Manjanin duhet të jetë pjesë e procesit që duhet të ndjekë PD-ja. Sipas z. Manjani, hapja e negociatave është urgjente për Shqipërinë, pasi na nevojitet dikush që të na monitorojë.

LEXO EDHE:  Ish-eurodeputetja krah Metës/ I kërkon “llogari” BE për Dvoranin: Hetoni skandalin

“PD-ja duhet të drejtojë veten drejt një procesi politik. Çështje madhore është hapja e negociatave dhe ndërtimi i rregullave zgjedhore nga fillimi, ky sistem është kalbur. Duhen me çdo kusht këtij vendi negociatat se jemi në limitet e fundit. Edhe për interesa politike të vendit, na duhet dikush të na monitorojë se na mbytën ambasadorët”, u shpreh z. Manjani.

Mirëpo sipas Manjanit, qëllimi i përbashkët i PD-së dhe PS-së për t’u bërë pjesë e BE-së nuk nënkupton se duhet bërë koalicion.

“PD nuk ka terren për koalicion me PS-në”, tha Ylli Manjani, duke shtuar se një orë e parë duhen bërë zgjedhjet e pushtetit lokal./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, ai mund të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në Shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh për një President në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Masakra’ me listat/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish kandidatja për kreu e PD Edith Harxhi ka komentuar sërish parregullsitë në zgjedhjet e brendëshme të partisë, të cilat u mbajtën në 13 qershor.

E ftuar në ‘Repolitix” Harxhi e vuri theksin tek ‘masakra’ me listat duke theksuar se iu është mohuar e drejta e votës më shumë se 30 mijë anetarëve.

Ajo e konsideroi sekenën poltike shqiptare si një terren maskilist ku politkanët e shohin vetem si mjet për manjur financiarisht.

“Përderisa nuk kishte garë në listën e PD, nuk mund të ishte garë.

Listën nuk e dija që ishte një masakër e vërtetë. Këtu është mohuar e drejta  mijëra anëtarëve dhe kjo  është shkelje statuore.

Nuk flitet për 5 njerëz por më shumë se 30 mijë antarë.

Kjo është dicka që ne nuk e dninim. Unë dija pamundësinë për një garë të barabartë, por këtë personalisht nuk e dija.

Është një terren maskilist, me një tokë ta nxanun që nuk shkulen nga politika. E shohion politikën si mjet për tu manjur financiarisht”, shtoi Harxhi./CAN.al

 

LEXO TE PLOTE