Connect with Us

Mosnjohja e zgjedhjeve/ Mëhilli: Veprimet e opozitës do kenë një kosto, ja pse

Politikë

Mosnjohja e zgjedhjeve/ Mëhilli: Veprimet e opozitës do kenë një kosto, ja pse

Publikuar

-

Mosnjohja e zgjedhjeve/ Mëhilli: Veprimet e opozitës do kenë një kosto, ja pse

Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka komentuar mbrëmjen e sotme ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD Lulzim Basha për bashkëpunim.

Në një intervistë për Euronews, Mëhilli deklaroi se opozita duhet të përballet me këtë kërkesë, pasi sipas saj, retorikat për mosnjohje të zgjedhjeve dhe  konfliket nuk mirëproten nga qytetarët.

Opozita duhet që herët ose vonë të përballet me këtë kërkesën e zotit Rama për bashkëpunim. Deri tani është te faza që nuk i njoh zgjedhjet, por herët ose vonë do të duhet të përballet. Do marrin një kosto mesa duket sepse njerëzit nuk e duan këtë politikën e konfliktit, kshuqë nëse opozita do i fryjë gjithmonë kësaj teorie, kam përshtypje se do të ketë një kosto”, u shpreh Mëhilli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  “Janë 10 arsye që i japin të drejtë “gruas së fortë”/ Gazetari: Topalli duhet të marr drejtimin e PD
LEXO EDHE:  “Gjeli i Partisë Agrare përfaqëson gjela e pula”/ Plas mes Ramës dhe Dukës

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Rama sfidon Hajdarin në Parlament/ “Hajde na thuaj si ta bëjmë ligjin”
LEXO EDHE:  Rama sfidon Hajdarin në Parlament/ “Hajde na thuaj si ta bëjmë ligjin”

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE