Connect with Us

Meta shmang Komisionin Hetimor/ Flet për çështjen e pastrimit të parave

Politikë

Meta shmang Komisionin Hetimor/ Flet për çështjen e pastrimit të parave

Publikuar

-

Test psiqik për presidentin/ Zbulohet lëvizja e radhës e Komisionit Hetimor

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor Parlamentar u mblodh për të diskutuar çështjen Meta, pas kërkesës së PS, për shkarkimin e tij.

Por Meta ka zgjedhur të mos merret me Komisioni Hetimor. Pas mbledhjes se Komisionit Hetimor është shfaqur sot në rrjetet sociale duke folur për fenomenin e pastrimit të parave.

Sipas një studimi të publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bumi i ndërtimeve në Tiranë drejtohet nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni.

“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që “nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme”.

LEXO EDHE:  Para largimit nga detyra, Trump fal ish-këshilltari Steve Bannon dhe dhjetëra të dënuar

Raporti sqaron se “çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 – 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021″.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha gati spastrimin në PD/ Kush ikën dhe kush vjen?

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.

Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.

Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t’i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.

Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.

Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.

Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.

Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë.  Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.

Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.

Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.

Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.

LEXO EDHE:  Dashuria mes Metës dhe Ramës/ Kryemadhi: Pyesni Ilirin, jam mësuar me thika mbrapa

LEXO EDHE:  Ngjela ironizon këngët kushtuar Ilir Metës/Si Rrapush Xhaferri, edhe atij i këndohej

Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.

Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.

Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha “nën mëngë”, për ta përdorur në postet politike në parti.

LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.

Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.

Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.

Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.

Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Publikuar

-

Nga

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Gjykata e Tiranës, ka refuzuar të njohë vendimin për zgjedhjen e Pjerin Ndreut, në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Më 8 qershor të këtij viti, Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, por Ademi nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Pjerin Ndreu i është drejtuar gjykatës, pasi sipas ligjit, çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.

LEXO EDHE:  A do trondisin skenën politike videot e Dritan Priftit

LEXO EDHE:  Gara per kreun e LSI/Pjesëmarrja 85%

Në një përgjigje të dhënë këtë të shtunë, gjykata i kërkon Ndreut të plotësojë padinë e tij, pasi sipas organit të drejtësisë, ajo ka të meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Publikuar

-

Nga

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH , i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin e Alban Dudushit, Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.

LEXO EDHE:  Paralajmëroi shpërndarje të Kuvendit/ Rama ironizon Metën: Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?!
LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Sandër Lleshaj do emërohet zëvendës Ministër i Brendshëm

Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje se ç’thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.

Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?

Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.

Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.

Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.

LEXO TE PLOTE