Connect with Us

Memelli ka ndryshuar Skënderbeun, ja si i motivon trajneri bardhekuq futbollistët korçarë

Sport

Memelli ka ndryshuar Skënderbeun, ja si i motivon trajneri bardhekuq futbollistët korçarë

Publikuar

-

Trajneri Migen Memelli bëri që Skënderbeu të “rilindë”. Që të gjejmë fitoren e fundit të Skënderbeut para ardhjes së Memellit në krye të pankinës, duhet të ktheheshim shumë pas në kohë, para plot gjashtë muajsh. Një ekip që të vetmin sukses e kishte në shtëpi përballë Bylisit dhe prej atëherë duket se historia ishte e diktuar për të luajtur një Kategori më poshtë.

Por, me ardhjen e pogradecarit në stolin bardhekuq, korçarët jo vetëm që kanë mundur të rikuperojnë mjaft por tani mund të tentojnë qëndrimin në superiore edhe pa qenë nevoja të shkojnë në “play out”. Gjithçka ka ndodhur si pasojë e 20 pikëve të marra në 11 takime dhe kualifikimit në finalen e Kupës, që tregon shumëçka për rritjen që ka pësuar ekipi bardhekuq.

Në 12 takimet e fundit përfshi edhe ndeshjen e Kupës, Skënderbeu ka mundur të koleksionojë 7 fitore 2 barazime dhe vetëm tri humbje, duke pasur një përqindje të lartë të ecurisë pozitive më shumë se ekipet që kërkojnë Europën, por edhe nga ana tjetër ka arritur që përmes ndryshimeve drastike të sigurojë edhe finalen e Kupës.

Gjithçka duket se e ka një sekret, grintën që Memelli i ka përcjellë ekipit në këto javë që e ka marrë drejtimin e Skënderbeut. Që në ditën e parë ish-sulmuesi tashmë në rolin e trajnerit ka kërkuar ta shkundë skuadrën e mbërthyer nga pesimizmi. I mbështetur te grinta e tij dhe e ndihmësit, Gentian Liçi, Memelli ka kërkuar nga lojtarët që të mos ndjehen të dorëzuar, pasi nuk është vetëm ky sezon, por e gjithë karriera e tyre që rrezikon të marrë tjetër drejtim. Më këto fjalë, numri një i pankinës bardhekuq ka mundur të ringrejë atë anije që dukej e mbytur vetëm një muaj më parë.

Në seancën e djeshme stërvitore, Memelli uli euforinë në ekip dhe i motivoi lojtarët e tij, duke u thënë: “Kemi marrë një rezultat pozitiv por këtu mbyllet gjithçka. Nuk kemi kohë për festime pasi është ende herët. Do të kemi mundësi të festojmë një herë e mirë në fund të sezonit, pasi të arrijmë objektivin sezonal. Jam i bindur se kemi për t’ia dalë dhe kjo vetëm falë angazhimit dhe përgjegjshmërisë suaj. Ky ekip ka nevojë për përqendrim në çdo takim për këtë duhet që të lemë pas çdo lloj emocioni të krijuar në këto javë dhe të shohim përpara drejt kundërshtarit të radhës”. Më pas Memelli u ndal më specifikisht në përgatitjet e ndeshjes së radhës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Arrihet akordi, Calhanoglu nesër kryen nesër vizitat mjekësore te Interi

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanollu arrin akordin me Interin. Trekuartisti turk do të lërë kuqezinjtë dhe do të kalojë tek Interi si një lojtar i lirë pas skadencës së kontratës së tij.

Fantazisti 27-vjeçar nuk ndihet i lumtur tek klubi i Milanit dhe mesa duket skuadra e Zhang do ta kënaqë me një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon, 1 milionë më shumë sesa ka ofruar Maldini dhe Masara.

Sipas asaj që raportojnë të gjitha mediat sportive italiane, Çalhanollu do të kryejë vizitat mjekësore nesër me Interin dhe brenda 48 orëve gjithçka do të jetë e kryer si transferim dhe ish-lojtari i Bajer Leverkuzen do të veshë fanellën e skuadrës zikaltër.

Turku ka luajtur prej 4 vitesh tek Milani dhe gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet, 43 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 12 asist.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Donaruma largohet nga Milani, kryen vizitat mjekësore te ekipi i ri

Publikuar

-

Nga

Xhanluixhi Donaruma do të luajë te PSG-ja sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk ka më dyshime. Portieri në fund të muajit del si lojtar i lirë dhe më pas do të bashkohet me PSG-në.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e sotme portieri italian i është nënshtruar vizitave mjekësore. Për shkak të grumbullimit me Italinë për Europianin, PSG-ja është detyruar të dërgojë mjekët në Romë, për vizitat mjekësore të Donarumës.

Ky i fundit e mbylli me Milanit dhe tashmë do të vazhdojë karrierën me francezët. Donaruma do të firmosë deri në vitin 2026 me PSG-në, teksa do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Shkëlqeu te Barcelona B, ja ekipet që duan Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj ka shpërthyer në sezonin që lamë pas te Barcelona B, duke qenë golashënuesi i katalanasve të vegjël. Por pavarësisht statistikave mbreslënëse, sulmuesi shqiptar nuk po merr oferta të mira.

Të paktën jo në Spanjë, teksa mediat kanë zbuluar emrat e klubeve që kërkojnë Manajn. Bëhet fjalë për skuadra të dorës së dytë në La Liga 2 teksa Real Oviedo, Ibiza dhe Tenerife kanë shfaqur interesimin e tyre.

LEXO TE PLOTE