LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas rëndë 60-vjeçaren në Vlorë/ Transportohet me urgjencë në spital

11 Maj 2021, 17:34, Aktualitet CNA
Makina përplas rëndë 60-vjeçaren në Vlorë/

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë e tipit Audi ka përplasur një këmbësore. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe e plagosura është shtetasja me iniciale V.Z . 60 vjeç.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit me iniciale F.H. si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

?Rreth orës 18:30, në rrugën ?At Kristo Negovani?, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

  Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga