LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas motorin në Elbasan/ Plagoset një person

11 Maj 2021, 21:12, Kronika CNA
Makina përplas motorin në Elbasan/ Plagoset një person

Një makinë është përplasur mbrëmjen e sotme me një motor në aksin Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka ?fluturuar? në ajër dhe më pas është përplasur me bordurën.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ai është dërguar me urgjencë për në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga