Connect with Us

Leonard Olli zbulon “qëllimin” e Bashës/ Çfarë fshihet pas turit dhe lëvizjeve kaotike të PD

Politikë

Leonard Olli zbulon “qëllimin” e Bashës/ Çfarë fshihet pas turit dhe lëvizjeve kaotike të PD

Publikuar

-

Leonard Olli zbulon “qëllimin” e Bashës/ Çfarë fshihet pas turit dhe lëvizjeve kaotike të PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka nisur turin nëpër rrethe, por ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Leonard Olli e cila cilësuar si non sens këtë.

Në një prononcim për CNA.al, Olli tha se e vetmja gjë që do të kishte sens, është që Basha të kishte filluar procedurat e analizës si e vetmja mënyrë për të dëgjuar atë çka mendon anëtarësia.

Sipas tij, turi i Bashës është një përpjekje e pastër për të ndikuar në zgjedhjet për kryetar që duhet të zhvillohen në korrik.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së deklaroi se këto lëvizje kaotike lidhen vetëm me mos marrjen e përgjegjësive dhe qëllimin e pastër për të mbajtur postin me çdo kusht.

Turi i filluar në bazë është një non sens ligjok, politik dhe statutor. Nëse realisht do kishte dëshirë për të kuptuar se çfarë ndodhi në zgjedhje duhet të kishin filluar procedurat e analizës si e vetmja mënyrë për të dëgjuar atë çka mendon anëtarësia. Ky do të ishte i vetmi tur që kishte një sens. Çdo lëvizje tjetër është përpjekje e pastër për të ndikuar në zgjedhjet për kryetar që duhet të zhvillohen në korrik. Pra në këtë këndvështrim është një qasje e pastër për të shmangur përgjegjësinë dhe për të mbajtur me çdo kusht karrigen e kryetarit.

Nëse do ishte realisht e lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, normale është që të pritet shqyrtimi I ankimimeve të bëra në KQZ dhe bazuar mbi ato konkluzione të mbahej qëndrim për zgjedhjet. Të paktën në konceptin instirucional. Por është e dukshme që të gjitha këto lëvizje kaotike lidhen vetëm me mos marrjen e përgjegjësive dhe qëllimin e pastër për të mbajtur postin me çdo kusht. Të njëjtat shqetësime ne ngritëm para 4 vitesh si pjesë integrale e strukturave të PD dhe ajo që pasoi dhe vijon të ndodhë, për fat të keq, provon kokfortësisht se i drejtë dhe institucional ka qenë qëndrimi ynë. Nëse do të ishte reflektuar në kohë sot do të kishim një panoramë fituese. Për fat të keq ambicia personale ka prevaluar dhe vijon të prevalojë mbi misionin që ka një parti politike!”, nënvizoi Olli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Publikuar

-

Nga

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Deputetja Rudina Hajdari e cila kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Nismës Thurje foli mbrëmjen e sotme për të ardhmen e saj në politikë dhe procesin zgjedhor.

Hajdari u shpreh se në Elbasan ishte e vështirë për të garuar për një parti të vogël, duke shtuar se qytetarët ishin nën presion dhe të lidhur me në një mënyrë apo në një tjetër me administratën publike.

25 prilli nuk solli asnjë risi, asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë. Unë nuk mendoj se shqiptarët ishin të lumtur me Ramën. Qytetarët në Elbasan kishin një presion të madh. Ata ishin të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër të lidhur me administratën publike. Kishte njerëz që u ishte premtuar punë. Në fshatra kishte njerëz me asistencë mujore dhe kishin frikë të vinin në mbledhjet që bëheshin. Ne kemi humbur mundësinë për të ndryshuar situatën. Politikanët shqiptarë janë të lidhur me botën e krimit”, tha ajo në “Absolut 4”.

LEXO EDHE:  Kë duhet të qërojë Basha përtej kritikëve

LEXO EDHE:  “Lëreni neuropsikiatrinë dhe filloni e mendoni”/ Mesazhi i fortë i Kullurit

Sa i përket të ardhmes së saj, Hajdari la të hapur mundësinë e rikthimit në PD edhe pse theksoi se marrëdhëniet me Bashën nuk janë të mira, madje u shpreh se u dëbua nga Partia Demokratike.

Këto 2-3 muaj do të bëj një reflektim të situatës. PD ka një lloj pozicioni në jetën time familjare. Ajo çka nuk ka qenë në nivele të mira është me kryetarin e PD, i cili zgjodhi të kishte këtë përqasje, për të më dëbuar nga PD. Shumë qytetarë nuk e dinë, madje mendojnë se unë ika nga PD”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Publikuar

-

Nga

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka komentuar deklaratën e bujshme për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën.

Mziu tha se ishte ajo ishte një deklaratë emocionale dhe ishte për t’u dhënë zemër demokratëve, por sipas tij më shqetësuese ishte fenomeni i prodhimit të një qeveria nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.

‘Fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje, kanë qenë sekondare. Platforma e Bashës, ka qenë më  mira që ka prodhuar ndonjë forcë politike në këto 30 vite. Por deklaratat kanë ndikuar shumë. Për Dibrën kanë qenë më qindra socialiste që na janë bashkangjitur, por deklarata ka pasur ndikim. Ishte një deklaratë emocionale, por ishte dhe për t’u dhënë zemër demokratëve. Por edhe ndjesa ishte e ardhur nga unë personalisht jo e ardhur nga persona të tjerë. 

Por më shqetësuese është të prodhosh një qeveri me para të krimit dhe korrupsionit. Pas katër orësh të deklaratës sime kemi kapur 4 persona që shpërndanin para dhe ne u treguam shumë paqësore. Ne mund të hakmerreshim, por kam qenë unë garanti i kësaj ngjarje që mos të ndodhte asnjë incident. Qeveria e ka provokuar ndjeshëm opozitën. Policia duhet të ishte koherente dhe të parandalonte çdo lloj ngjarje. Propaganda që përdori kjo qeveria ka luajtur rolin e saj sepse nuk duhet të kalojnë pa zhurmë instrumentet që përdori qeveria për të tjetërsuar votat.’- tha Mziu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në “Raw Politics” se ky proces synon të bëjë një vlerësim kapilar  për faktorët dhe aktorët e selisë blu, që janë angazhuar në fushatë për zgjedhjet.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të hapet ndaj figurave të reja, të cilët kanë një kontribut dhe me mbështetje të gjerë komunitare.

“Raporti paraprak vjen në 10 korrik, dhe më 15 shkon në kryesinë e partisë. Në raport është e përfshirë e gjithë performanca. Ky është një proces, i cili do të reflektojë nevojën imediate të PD për t’u hapur ndaj figurave të reja, ndaj atyre personave që janë interesantë për shoqërinë dhe kanë një kontribute personale. Gjatë analizës do të ketë një vlerësim për kontributin e gjithsecilit”, theksoi ai.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Këlliçi u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen zgjedhje të reja në strukturat lokale të Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Video-Akuzat kundër Xhafajt/ Publikohen të tjera fakte tronditëse

LEXO EDHE:  “Lëreni neuropsikiatrinë dhe filloni e mendoni”/ Mesazhi i fortë i Kullurit

“Nëse gjykohet që duhet një rifreskim i strukturave lokale, sigurisht që do të procedohet me zgjedhje. Unë gjykoj, që i gjithë skaneri i punës, i performancës dhe kontributeve të të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të mbahet para 17 korrikut, kur do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar”, tha Belind Këlliçi.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar më 177 korrik të këtij viti nga Partia Demokratike po përdoret nga kryetar Basha për të pasur një kontroll piramidal të partisë.

“Unë mendoj se mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe kryerja e një procedure për rizgjedhjen e lidershipit të ri, ku behët fjalë për strukturat më të larta drejtuese të partisë, përjashto postin e kryetarit të partisë, është një çështje që i shërben kryetarit për ta vënë nën kontroll në formë piramidale krejt Partinë Demokratike”, theksoi ai./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE