Connect with Us

Konflikti izraelito-palestinez/ Bota bën thirrje për ndalje të dhunës  

Bota

Konflikti izraelito-palestinez/ Bota bën thirrje për ndalje të dhunës  

Publikuar

-

Shtete nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi pas disa ditëve të trazirave, që janë kthyer në sulme sulme hakmarrëse nga izraelitët dhe palestinezët. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur.

Dhuna është përshkallëzuar në mbrëmjen e së hënës pasi militantët palestinezë kanë gjuajtur raketa drejt Jerusalemit. Si përgjigje, ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore kundër shënjestrave të militantëve në Rripin e Gazës. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë në Gaza kanë thënë se 22 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur në sulme.

Si po reagon bota?

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se Hamasi duhet të ndalë sulmet me raketa “menjëherë”, duke shtuar se të gjitha palët duhet të ulin tensionet. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka bërë të njëjtat thirrje, duke thënë se presidenti amerikan, Joe Biden është i shqetësuar seriozisht për dhunën. Sekretari i Jashtëm britanik, Dominici Raab ka thënë përmes një postimi në Twitter se sulmet me raketa ‘duhen të ndalen”, duke bërë thirrje për ndalje të shënjestrimit të popullsisë civile.

LEXO EDHE:  Pse protestat degradojnë shpesh në akte dhune?

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim urgjent të hënën për shkak të situatës së krijuar, mirëpo asnjë deklaratë nuk është lëshuar pas takimit. Një diplomat i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se Kombet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, që shpesh ndërmjetësojnë në mes të Izraelit dhe Hamasit, janë duke tentuar të ndalin luftimet. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Vrasja e vëllezërve Bytyçi/ Ndalohet hyrja në SHBA e të dyshuarit serb

LEXO EDHE:  Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Publikuar

-

Nga

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj si të afërta me një deklarim lufte ekonomike, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme bjelloruse të martën.

Ministria komentoi një ditë pasi SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja thanë se po bashkërendojnë veprimet për të ndëshkuar me sanksione disa zyrtarë të lartë bjellorusë në përgjigje të uljes së detyruar të një avioni pasagjerës muajin e kaluar me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një gazetar kritik ndaj regjimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se po analizon edhe sanksione ekonomike ndaj disa prej produkteve më të rëndësishme të eksportit bjellorus si mineralet e papërpunuara dhe naftën.

“BE-ja vazhdon me veprime të qëllimta shkatërrimtare kundër popullatës bjelloruse, në mënyrë që, gjoja “të thajnë burimet financiare të regjimit”. Por në fakt, këto akte janë thuajse shpallje e luftës ekonomike,” thuhej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

LEXO EDHE:  Siguria kombëtare duhet të ripërcaktohet në botën post-pandemisë

Kontrollorët bjellorusë të trafikut ajror më 23 maj urdhëruan një avion të firmës Ryanair, që udhëtonte nga Greqia në Lituani, të zbriste në Minsk ku autoritetet arrestuan një nga pasagjerët e avionit, gazetarin Raman Prataseviç.

Zoti Prataseviç është bashkëthemelues i një kanali transmetimesh në një aplokacion që ndihmoi për organizimin e protestave kundër regjimit të Presidentit Aleksander Lukashenko.

Që nga arrestimi i tij, gazetari 26-vjeçar është parë në një transmetim në televizionin shtetëror ku me lot në sy shprehte keqardhje për veprimet e tij dhe lavdëronte zotin Lukashenko. Kritikët e regjimit thonë se Raman Prataseviç dha një deklaratë të imponuar me forcë nga autoritetet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vModerna si dozë të dytë vaksine kundër COVID-19 ndërsa të parën e mori AstraZeneca.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë pasi mori dozën e parë në Prill.

Zëdhënësi i Merkel ka publikuar në rrjetet sociale foton e certifikatës së vaksinës.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Znj. Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Vrasja e vëllezërve Bytyçi/ Ndalohet hyrja në SHBA e të dyshuarit serb

LEXO EDHE:  Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

Në Mars, Gjermania bashkë me vende të tjera evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas një numri rastesh vdekjeje nga mpiksja e gjakut.

Më parë, Gjermania kishte ndaluar marrjen e vaksinës për persona mbi 60 vjeç, por tashmë është ndaluar për të gjithë të rriturit.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës./euronews

LEXO TE PLOTE