Connect with Us

Kërkesa për dorëheqjen e Bashës/ Fuga: Kryedemokrati të mbajë përgjegjësi për humbjet

Politikë

Kërkesa për dorëheqjen e Bashës/ Fuga: Kryedemokrati të mbajë përgjegjësi për humbjet

Publikuar

-

Vendimi i DASH/ Artan Fuga: Qëndrimi i Berishës i drejtë, çështja s’ka përfunduar

Akademiku Artan Fuga ka komentuar mbi kërkesën e disa ish-përfaqësuesve të Partisë Demokratike për largimin e kreut të tyre Lulzim Basha. Fuga shprehet se Basha duhet të mbajë përgjegjësi për katër humbjet.

Ai thekson se përgjegjësi për këto humbje është krye demokratike dhe shton se Basha duhet të dalë para partisë së tij dhe të pranojë gabimet. Në një intervsitë për Real Story akademiku  shprehet se sipas tij, nëse ai nuk e bën këtë gjë do të thotë që i është futur një ‘rruge pa krye’.

“Por mendoj një gjë që Basha mos mbajë përgjegjësinë e 4 humbjeve, faktit që programi i PD, mënyra e zgjedhjes së kandidatëve, shoqërisë civile, përballimi i elementëve të fushatës janë në përgjegjësinë e tij. Nuk mundet të thotë që të gjithë përgjegjësinë e kemi të shpërndarë. Jo, e ka ai. Do e ndihmonte shumë po të thoshte që po unë, jo vetëm unë, nuk mund të them që sot ka një lider të gatshëm mos ketë në kurrizin e vet gabime politike. Nuk është se ka shpëtimtar të virgjër brenda PD. E patë, unë s’kam bërë asnjë gabim dhe unë do marr PD.

Unë po e ndjek, Basha duhet të marrë ose do të merrte, ose besoj se do të marrë dy veprime shumë të forta, përndryshe shkon drejt një rruge pa krye edhe për PD dhe për opozitën. E para është që e gjithë Kryesia e PD dhe vetë ai duhet të dalin para partisë, instancave drejtuese, duke analizuar  kushtet, rrethanat, përgjegjësitë individuale. Në fund të fundit, analiza në parti është çështje besimi.

Të ndërmarrë një reformë shumë të fuqishme reformuese dhe demokratizuese në program, në statut, PD s’mund të jetë simetrike e partisë në pushtet.”, shtoi Fuga./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas “djegies” nga Kryemadhi/ Rebelohet Keidi Mehmetaj, sherr në studio

Publikuar

-

Nga

Keidi Mehmetaj, e cila “ u dogj” nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi për hir të Petrit Vasilit, edhe pse kishte më shumë vota se ai, është shfaqur sot e rebeluar.

Në studion e Breaking në TopNews, ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

Gjithçka ka ndodhur pas deklaratës së Mehmetaj se LSI ka patur kandidatë të papërfolur pë raste korrupsioni.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja e emisionit t’i kujtonte Mehmetaj video- skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.

Debati i plotë:

Gazetarja: Sa meritokraci ka brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, i kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votës.

LEXO EDHE:  Patozi zbulon skenaret Rama-Basha/ “Duan të asgjësojnë LSI-në”

LEXO EDHE:  Akuza e deputetes socialiste/ "Opozita ka prishur imazhin e Shqipërisë"

 Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votave te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

 Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

 Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të pa përfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.

 

LEXO TE PLOTE