LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapitalizmi mbetet i domosdoshëm për mbijetesën tonë

11 Maj 2021, 07:40, Blog CNA
Kapitalizmi mbetet i domosdoshëm për mbijetesën tonë

Nga Patrick Buchanan?Newsmax?

?Ka shumë mënyra, përmes së cilave dikush mund të fitojë para pa shkelur njeri në kallo.? Kjo është një shprehje që biografi i famshëm Xhejms Bozuell ia atribuoi Samuel Xhonsonit. Por klientët e të ndjerit Berni Medof, do të nxeheshin me një thënie të tillë. Përgjatë 4 dekadave, Medof, i vlerësuar si mashtruesi më i madh në histori, drejtoi një skemë piramidale me anë të së cilës mashtroi mbi 40.000 njerëz, përfshirë miqtë e tij më të ngushtë, për një shumë prej 65 miliardë dollarësh.

Por nëse ?fitimi i parave? është një ndër thirrjet më të pafajshme, Amerika ka më shumë sesa pjesën e saj të njerëzve të mirë që shquhen për zotërimin e shumave të mëdha të tyre. Sipas klasifikimit të miliarderëve të botës,në 35 vjetorin e botimit të revistës?Forbes?, viti i shkuar solli një rritje të madhe të tyre.

Rreth 660 miliarderë të rinj iu shtuan listës për një total prej 2.755 miliardë dollarësh. Dhe më shumë se 1 në çdo 4 miliarderë është amerikan. Sipas ?Forbes?, njeriu më i pasur në botë është Xhef Bezos, themeluesi i ?Amazon? dhe pronari i ?The Washington Post?, me 177 miliardë dollarë. Në vitin 2020 ishte hera e katërt që ai e kryesonte këtë listë. Pasuria e tij e tejkalon të gjithë PBB-në e pothuajse 150 vende të botës. Pas tij vjen Elon Mask, shefi ekzekutiv i ?Tesla?, pasuria e të cilit u rrit në 151 miliardë dollarë.

Numrat 4 dhe 5 në renditje ishin Bill Gejts, bashkëthemelues i ?Microsoft?, me 124 miliardë dollarë dhe Mark Zukerberg i ?Facebook? me 97 miliardë dollarë. Ndërsa në total klasa e miliarderëve e shtoi me 8 trilionë dollarë pasurinë e saj totale që nga viti i kaluar, duke e çuar në total 13.1 trilionë dollarë.
Shtetet e Bashkuara kanë sërish më shumë miliarderë, 724 të tillë. Ata janë duke pësuar një rritje të shpejtë të pasurisë, në një normë që nuk është parë që nga koha e familjeve Rokfeler dhe Karnexhi. Kina, përfshirë Makau dhe Hong Kongun, kishte numrin e dytë më të lartë të miliarderëve:698.

Ky trefishim i pasurisë së miliarderëve në botë, dhe rritja e numrit të tyre në30 për qind,erdhi përgjatë vitit të shkuar ndërkohë që Amerika dhe Perëndimi u përballën me pandeminë më të keqe në një shekull, dhe kolapsin më të keq ekonomik që nga Depresioni i Madh.

?Ndërsa shumica e njerëzve më të pasur në botë përparuan gjatë pandemisë, pjesërisht falë çmimeve të aksioneve, miliona amerikanë u përballën me humbjen e punës, pasigurinë e ushqimit, borxhin, dëbimin dhe varfërinë?- shkruan ?The Washington Post?.

Pyetja:Ku ishte zemërimi për këtë gjendje?Dikur, në kohëra të ngjashme si këto, ku të pasurit bëheshin më të pasur dhe të varfrit dhe klasa punëtore preknin fundin, ne do të dëgjonim populistët ekonomikë që do të dënonin ?forcat lakmitare?.

Por raporti i ?Forbes? mbi shtimin e madh të popullatës së miliarderëve në vitin 2020, kaloi në dukje pa protestë. Pse ka ndodhur kjo?Një arsye:Çfarëdo që të mendonte dikush për Bezos, Amazon, në vitin 2020, kjo e fundit ishte e domosdoshme për shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve tek dhjetëra miliona amerikanë, të cilët duke pasur parasysh ?bllokimet?, vareshin shumë nga dërgesa të tilla.

Ju i mashtroni njerëzit duke u siguruar atyre ushqimin dhe ilaçet. Gjithashtu, klubi i sotëm
i miliarderëve kanë arritur që ta kuptojë se si ta bëjë të pranueshme pasurinë e tyre marramendëse, duke u dashuruar me armiqtë e tyre të vjetër ideologjikë. Krijo një fondacion që është i përjashtuar nga taksat, financoje atë me miliarda dollarë, ftoni liberalët të bëhen pjesë e bordit, caktojuni atyre paga madhështore, lërini që ta drejtojnë atë,dhe të shpërndajnë të ardhurat e fondacionit për kauza liberale.
Mënyra për të zvogëluar mllefin e së majtës ndaj grumbullimeve të mëdha të pasurisë private, është t?i japësh asaj një pjesë. Nuk është çudi që taksa mbi pasurinë e senatores Elizabet Uorren nuk u miratua nga shumica e demokratëve.

Por kapitalistët më të suksesshëm të Amerikës, kanë mësuar leksionin që kanë dështuar
ta mësojnë disa gjenerata të mëparshme kapitalistësh:si ta ruajnë pasurinë, privilegjin dhe fuqinë e tyre ekonomike, dhe të shmangin terma të tillë tallës si ?derr kapitalist!?.

Sidoqoftë,është interesant fakti që Kina e Timonierit të ri të Madh, Xi Jinping, një diktaturë komuniste me një parti të vetme, bashkëjeton me qindra miliarderë kinezë. Çfarë do të thoshte Marksi, Lenini, Stalini apo Mao i Revolucionit që triumfoi në vitin 1949, dhe që ia nënshtroi vendin e tij Revolucionit të Madh Kulturor Proletar të viteve 1960-1970, për oligarkët dhe plutokratët kinezë, ku secili zotëron të paktën 1 miliardë dollarë pasuri?

Politikisht, Kina mbetet nën një regjim komunist gjithnjë e më të ashpër. Por sot, atje ka pabarazi midis të varfërve që punojnë dhe shtresës së mesme, të pasurve dhe shumë më të pasurve, që do të kishte qenë një sakrilegj për revolucionarët që themeluan Kinën Komuniste.

A po drejton Kina një ekonomi kapitaliste për të gjeneruar pasuri për të konsoliduar kontrollin e Partisë Komuniste të kombit, dhe për të rritur fuqinë ekonomike, ushtarake dhe gjeostrategjiken derisa Kina ta zhvendosë Amerikën si fuqinë më të madhe në botë? Kështu duket se po ndodh.

Dikush pyet veten:A e ka gjetur Kina formulën e ngritjes globale,të cilën nuk e gjeti dot Bashkimi Sovjetik i Stalinit, Hrushovit dhe Brezhnevit? Përdor kapitalizmin shtetëror dhe stimujt e tregut, për të ndërtuar një pasuri ekonomike, e cila mund të përkthehet në një rritje ekonomike për t?i dhënë mundësi Kinës që të ngjitet në një nivel të tillë fuqie, për të qenë pa diskutim kombi i parë në botë?
A janë miliarderët kinezë,?patat? që po pjellin ?vezët e arta? për Partinë Komuniste Kineze? A po përditësohet doktrina komuniste për ta bërë Kinën vendin më të suksesshëm komunist ndër gjithë të tjerët?/Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.newsmax.com/patrickbuchanan/india-johnson-madoff-ponzi/2021/05/07/id/1020466/

Lajmet e fundit nga