LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jorida Tabaku akuza të forta/ "Fondet e rindërtimit u përdorën për të blerë votat"

11 Maj 2021, 11:12, Politikë CNA
Jorida Tabaku akuza të forta/ "Fondet e rindërtimit u

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat, ka thënë se, PD po nxjerr më shumë fakte dhe prova për blerjen e votave.

Tabaku është shprehur se, fondet e Rindërtimit, janë përdorur për të blerë votën dhe se individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre janë futur në listat e përfitimeve.

Sipas saj, viktimat e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptarë.

?Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna  për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë.

Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Sipas të dhënave të deriatëhershme, 40 milion euro ishin shpërndarë nga buxheti gjatë muajve mars-prill për ndërtimin e banesave individuale.

Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Kamzën, Vorën, Lezhën, Laçin, Kurbinin e Mirditën?, u shpreh Jorida Tabaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga