LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi i surprizon të gjithë, zikaltrit prezantojnë fanellat e reja

11 Maj 2021, 20:09, Sport CNA

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellat e treta për sezonin e ardhshëm. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është ngjyra e verdhë mbi fanellë. Gjithashtu aty janë nuk mungojnë edhe ngjyrat zikaltër të skuadrës milanezë, me logon e klubit që qëndron mbi një hapësirë të zezë.

Për sa i përket fanellave të para, ku Interi do luajë si vendas, do të hiqen shiritat e zinj dhe ata blu e do të krijohet një efekt ?lëkurë gjarpri?. Ngjyra e zezë do të mbetej vetëm te pulset dhe në mëngë, ndërsa logoja e klubit dhe sponsori ?Nike? mbeten, por me ngjyrë ari. Në pjesën e prapme të fanellës do të jetë brendi ?Lenovo?.

Është shfaqur edhe fanella e dytë: shfaqet tërësisht e bardhë dhe me shkrime të arta, një kombinim i ngjyrave tradicionale të klubit me logon e re, ndërsa shkrimi ?Inter Milano? duket në pjesën e sipërme të shpinës nën jakë. Jaka, që është e njëjta e përdorur nga Liverpuli për sezonin e ardhshëm, është e zezë përpara dhe blu prapa?.

Lajmet e fundit nga