LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ‘ngujuar’ në seli prej dy javësh/ Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës

11 Maj 2021, 08:49, Politikë CNA
I ‘ngujuar’ në seli prej dy javësh/ Lulzim Basha bën

Kreu i PD, Lulzim Basha pritet të zhvillojë në orën 11:00 të ditës së sotme një takim me strukturat në Durrës.

Kjo lëvizje e Bashës vjen pas dy javësh ?ngujimi? në seli, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ky takim shënon dhe nisjen e një turi në Shqipëri, të cilin Basha  do ta zhvillojë për të falenderuar mbështetësit e Partisë Demokratike.

Kujtojmë se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek demokratët dhe mbështësit e PD, të cilët ia faturojnë humbjen Bashës.

Shumë personazhe të njohur të politikës, dhe ish anëtarë të kësaj partie kërkojnë dorëhqejen e kreut të PD dhe reformim të thellë të partisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga