LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I kemi sytë në ballë”/ Ylli Manjani: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme

11 Maj 2021, 19:41, Politikë CNA
“I kemi sytë në ballë”/ Ylli Manjani: Zgjedhjet nuk

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat që ka ngritur PD për blerje të votave.

Manjani tha se zgjedhjet duhet të lexohen mirë, ndërsa theksoi se akuzat e PD për blerje dhe shitje votash mund të mos qëndrojnë.

Por nga ana tjetër, ai deklaroi në Euroneës Albania se zgjedhjet nuk kanë qenë të ndershme në Shqipëri për shkak të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

?Insistoj tek nevoja për t?i lexuar mirë dhe deri në fund zgjedhjet, për t?i lexuar pa emocion. Mirë është të shterojë ky proces, ky proces është ende në zhvillim e sipër. E rëndësishme është të shkojë deri në fund se mirë të dimë çfarë ka ndodhur. E mira është të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.

Gjithkush i ka mendtë në kokë dhe sytë në ballë sepse edhe kjo nuk është mirë që të hapet llaf sikur janë shitur e blerë, kur mund të mos jetë ashtu. Kjo duhet të sqarohet, ky është elementi i parë sipas pikëpamjes sime?

E dyta, unë mendoj se zgjedhjet nuk kanë qenë të ndershme në Shqipëri për shkak të ndryshimit të sistemit zgjedhor. I kanë bërë zgjedhjet e pandershme. Kjo është hera e parë që kemi hyrë në zgjedhje me një ligj jo-konsensual. Liria për të votuar ka marrë një goditje të madhe?, theksoi Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga