LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar për grup të strukturuar kriminal/ Arrestohet 51-vjeçari në Fier

11 Maj 2021, 09:53, Kronika CNA
I dënuar për grup të strukturuar kriminal/ Arrestohet

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 51-vjeçar, i akuzuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Ndalohen
Nga Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 28.01.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?.
Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 03.03.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, ?Dhunë në familje?.
Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.02.2021, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga