Connect with Us

Humbja e gjyqit me Bathën, presidenti zbulon detyrimet e AEL Larissës

Sport

Humbja e gjyqit me Bathën, presidenti zbulon detyrimet e AEL Larissës

Publikuar

-

Prishja e kontratës me Idriz bathën i ka kushtuar shtrenjtë klubit grek të AEL Larissës, pasi do të detyrohet të dëmshpërblejë mesfushorin shqiptar me 150 mijë euro deri në fund të vitit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, sipas të cilave Batha ka fituar gjyqin me klubin grek dhe nëse detyrimet ndaj tij nuk shlyhen deri në fund të vitit, atëherë Ael Larissa rrezikon të përballet me bllokimin e merkatos.

Duke folur për mediat greke, pronari i AEL Larissës, Alexis Kougias pranoi se klubi ka humbur gjyqin me Bathën dhe se do t’i duhet të paguajë 150 mijë euro këtij të fundit, teksa zbuloi se 1/3-ën e shifrës ia ka kaluar tashmë në llogarinë bankare.

“Është një gabim i CEO-s së atëhershëm, Sotiris Marku, i cili në vend të një propozimi, i ka dorëzuar Bathës kontratën finale me kohëzgjatje tre vjeçare. Nga 240 mijë euro të parashikuara në kontratë, gjykata ka vendosur që ne t’i paguajmë 150 mijë euro. Deri tani kemi shlyer 1/3-ën e shifrës dhe kemi kohë deri në fund të vitit për pjesën tjetër, ndaj nuk na rrezikohet bllokimi i merkatos”, deklaroi Kougias, një avokat mjaft i njohur në shtetin helen.

Idriz Batha firmosi me klubin grek në qershor të 2018-ës, por më pas u kontestua nga tifozëria dhe AEL Larissa vendosi të prishë kontratën 3-vjeçare, ndërsa mesfushori shqiptar e çoi çështjen në CAS, ku fitoi edhe dëmshpërblimin e majmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Holandë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Holanda dhe Austria do zhvillojnë mes tyre ndeshjen për xhiron e dytë në “Euro 2020”.

Dy skuadrat kanë marrë fitore në ndeshjen e parë, ndersa tani duan pikët e plota për t’u kualifikuar me tej.

Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike për kete sfide, teksate dy trajneret kane zgjedhur me te miret.

Ndeshja Holandë – Austri zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” nga ora 21:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Përmbysje “e çmendur”/ Belgjika dhuron spektakël ndaj Danimarkës

Publikuar

-

Nga

Belgjika ka bërë sot përmbysjen e çmendur ndaj Danimarkës, teksa ka mundur skandinavët me rezultatin 2-1, pasi pjesën e parë e pa veten në disavantazh.

Poulsen kaloi danezët në avantazh që në minutën e dytë, por Hazard dhe De Bryne përmbysën rezultatin në 45 minutat e dyta të sfidës.

Mee këtë fitore, Belgjika shkon në 6 pikë dhe kalon grupin, ndërsa vështirësohet puna për Danimarkën që ka zero pikë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Futbollisti i Dinamos shfaqet papritur te Partizani

Publikuar

-

Nga

Partizani po luan testin e parë në këtë fazë përgatitore dhe po ndeshet me ekipin e Shkupit të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Këta të fundit, ashtu si “demat e kuq” të Ilir Dajës luajnë në Kupat e Europës.

Në formacionin e publikuar nga “demat e kuq’’ rezulton se pjesë e skuadrës për miqësoren e sotme do të jetë dhe mbrojtësi Niko Paterni. 25-vjeçari ka luajtur për Dinamon në sezonin e fundit dhe është futbollist me origjinë italiane dhe po testohet nga trajneri Ilir Daja e stafi i tij.

Ndërkohë që duhet theksuar se, skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar dy goditje në linjën e majtë, me kualitete si: Emiljano Musta dhe Herald Marku.

LEXO TE PLOTE