Connect with Us

Gjithçka gati, ja pamjet fantastike që vijnë nga brenda stadiumit të Kukësit

Sport

Gjithçka gati, ja pamjet fantastike që vijnë nga brenda stadiumit të Kukësit

Publikuar

-

Në Shqipëri janë duke u shtuar gjithmonë e më tepër “shtëpitë e futbollit”. Ndërtimi më i fundit në Superiore i takon Kukësit që pritet të luajë në fushën e tij gjatë sezonit të ardhshëm. Një aspekt që i ka dëmtuar verilindorët gjatë gjithë kësaj kohe për shkakun se nuk kanë pasur mbështetjen e tifozerisë së tyre.

Investimi është i kryer nga Qeveria Shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet e brendshme të stadiumit që janë publikuar nga faqja zyrtare e Kukësit në “Facebook”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Olimpiada: Kufizohet në 10 mijë numri i spektatorëve në stadiume

Publikuar

-

Nga

Olimpiada: Kufizohet në 10 mijë numri i spektatorëve në stadiume

Numri i spektatorëve në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 do të jetë 50 për qind më i ulët sesa kapaciteti total. Organizatorët thanë sot se numri maksimal i spektatorëve në çdo mjedis sportiv do të jetë 10 mijë. Disa ditë më parë ekspertët e shëndetësisë kishin thënë se mënyra më e sigurtë ishte zhvillimi i lojrave pa spektatorë.

Organizatorët e Olimpiadës thanë sot se numri i spektaktorëve për çdo mjedis ku zhvillohen Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të jetë jo më shumë se10 mijë, disa ditë pasi ekspertët paralajmëruan se zhvillimi i garave pa tifozë është mundësia më e mirë për të parandaluar rrezikun e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i sotëm pasqyron vendosmërinë e Japonisë për t’i zhvilluar Lojrat që kanë kushtuar miliarda dollarë, pavarësisht kundërshtimit të publikut dhe shqetësimeve serioze për përhapjen e infektimeve me koroanvirus.

“Mendoj se qeveria mori vendimin duke u bazuar në ndikimin ekonomik. Por familjarët e mi në sektorin e shëndetësisë janë në situatë shumë të vështirë. Fakti që thirrjet e ekspertëve mjekësorë nuk u morën pasarysh është për të të ardhur keq”, thotë Kanako Morisaki, banore e Tokios.

“Sinqerisht, me këtë pandemi, kam frikë nga tubimet e njerëzve. Personalisht mendoj se numri i spektatorëve nuk ka rëndësi. Mendoj se pa shikues është më mirë”, thotë Mizuka Ueda, banore e Tokios.

“Është ngjarje botërore, mbajtja e së cilës pa spektatorë është e diskutueshme. Nëse do të mbahet, spektatorët duhet të lejohen”, thotë Keisuke Shimokawa.

Japonia arriti të shmangte shpërthimet e infeksioneve që goditën rëndë vendet e tjera, por fushata e vaksinimit ka qenë e ngadaltë ndërsa sistemi shëndetësor në disa zona është tej-ngarkuar me pacientë me Covid, duke iu afruarkapacitetit maksimal.

Kufizimi për Lojërat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 23 korrik, është vendosur në 50 për qind të kapacitetit të mjesiseve thotë Presidentja e Lojrave Olimpike të Tokios Seiko Hashimoto.

“Meqenëse sot kemi vendosur kapacitetin e spektatorëve, duhet përsëritur llotaria për shitje të përgjithshme të biletave. Ju kërkoj falje blerësve të biletave që prisnin me padurim ngjarjen. Më thyhet zemra por ju lus për mirëkuptim”, tha ajo.

Kufizimi mund të ndryshojë edhe më tej pas 12 korrikut, varësisht nga gjendja dhe masat kundër infeksionit, shtuan organizatorët.

Spektaktorët nga vende të huaja tashmë janë ndaluar.

Vendimi vjen pas bisedimeve pesë-palëshe mes organizatorëve të Tokios, qeverisë japoneze, udhëheqjes së kryeqytetit dhe paneleve ndërkombëtare olimpike dhe paraolimpike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE’ Euro 2020/ Luhen dy sfidat e mbrëmjes, shënon Danimarka

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga ora 21:00  po luhen dy sfidat: Finlandë-Belgjikë dhe Rusi-Danimarkë, të vlefshme për Grupin B në Euro 2020.

Belgët e kanë siguruar fazën e 1/16-ve dhe vijnë si favoritë në këtë ndeshjes, ndërsa skandinavët janë në kërkim të një rezultati pozitiv i cili do t’i jepte shpresa për një kalim të mundshëm në turin tjetër.

Në ndeshjen tjetër, edhe Danimarka me Rusinë duan fitoret, për të shpresuar ende te kualifikimi…

LIVE’ Finlandë-Belgjikë 0-0
LIVE’ Rusi-Danimarkë 0-1

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Debutoi historik në Kampionatin Europian, shikoni momentin kur Ferhan Hasani futet në fushën e lojës

Publikuar

-

Nga

Mesfushori shqiptar, Ferhan Hasani ka bërë debutimin historik në Kampionatin Europian duke u aktivizuar në sfidën e sotme Holandë-Maqedoni e Veriut në minutën e 68-të të takimit.

Hasani u bë kështu lojtari i parë që aktivizohet në Kategorinë Superiore që arrin të luajë në një ndeshje të Kampionatit Europian. Më herët përfaqësues të Superiores në Europian kanë qenë portierët Shehi dhe Alban Hoxha, por pa mund të aktivizohen.

Për sa i përket përballjes Maqedoni e Veriut-Holandë, trajneri Angelovski mendoi tu japë dhe hapësira futbollistëve që nuk janë aktivizuar duke futur në fushë Hasanin në vend të Trajkovskit.

31 vjeçari është një ndër futbollistët me kualitetin më të madh në Superiore, edhe pse hapësirat në sezonin që sapo u mbyll nuk ishin të shumta. Hasani pas një karrierë të gjatë në Europë me disa skuadra si Brondbi, HJK dhe Volfsburg u transferua tek “demat e kuq”, teksa shpreson që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira.

 

LEXO TE PLOTE