LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gëzuar e dashur”/ Mevlani dhe Ledjana bëjnë lëmsh rrjetin

11 Maj 2021, 07:09, Lifestyle CNA
“Gëzuar e dashur”/ Mevlani dhe Ledjana bëjnë

Ledjana dhe Mevlani janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Largimi i Ledjanës, reagimet e Mevalnit, thumbat në rrjetet sociale, akuzat nga ish konkurrentë dhe konkurrentë kanë bërë bujë të madhe dhe rrjeti po vlon nga komentet.

Teksa të gjithë po mendojnë se mes dyshes ka përfunduar çdo gjë por duket se nuk është kështu. Së fundi Mevlani e ka përshëndetur nga studioja duke iu drejtuar me fjalët: “Gëzuar Ledjana e dashur.” Këtë video Ledjana e riposton në Instagramin e saj dhe i dërgon atij një zemër.

Nga këto veprime të dyshes ndjekësit ndihen edhe më shumë të konfuzuar duke mos ditur se çfarë po  ndodh mes tyre.

Kujtojmë se në puntatën e kaluar të Përputhen Mevlani  u shpreh se nuk kishin komunikuar në tekefon por vetëm me mesazhe, por i vinte keq që lidhja e tyre të kishte këtë përfundim.

?Kam komunikuar vetëm nëpërmjet mesazheve. Thotë që është e mërzitur dhe dëshiron kohë. Të premten duheshin diskutuar ato tema. Nuk e di ca e ka prekur dhe është mërzitur. Nuk e di për ca është mërzitur. Nuk kemi komunikuar. Kam qenë i afër më Ledjanën dhe tani më vjen keq që pas gjithë kësaj të jetë ky përfundim. Realiteti tregon se është përfundim. Nuk kam dëshirë të flas kur nuk është prezente. Nuk kam luajtur me ndjenjat e saj. Ka diçka në këtë mes?,u shpreh Mevlani./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga