Connect with Us

Diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat Bregdetare.

Sipas MeteoAlb pasditja paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar në zonat përgjatë kufirit lindor.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 10°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sezoni turistik nis ngadalë prej pandemisë në bregdetin jugor të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë turistike po menaxhojnë grupet e para turistike të huaja, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Vasil Bedini, sipërmarrës në fushë e turizimit thotë se Qarku i Vlorës ka nisur të japë sinjalet e para pozitive.

“Kemi pasur grupe turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia, e cila nga konflikti ditë e fundit është mbyllur. Gjithsesi qyteti i Vlorës i ka hapur dyert dhe ka pasur lëvizje sidomos gjatë fundjavave me kapacitte shumë të larta. Presim që në ditët në vazhdim Qarku i Vlorës t`i rikthehet atij që ne e marrim si vit reference, vitit 2019″, thotë zoti Bedini.

Ndërsa Arben Çipa, një sipërmarrës turistik në Sarandë thotë se turizmi po jep shenja jete jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat natyrore dhe ato të njohura për trashëgiminë kulturore.

Jep shenja jete turizmi. Po e rimerr veten duke filluar që nga zona bregdetare e duke vijuar me zonat më të thella si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra. Fokusimi i turistëve është kthyer tek vendet me vlera të Shqipërisë“, thotë ai.

Vështirësitë kufitare që lidhen me lëvizjen e prurjeve trustike shihen si sfida më e madhe aktuale nga të dy sipërmarrësit turistik në Vlorë dhe Sarandë .

Vasil Bedini thotë se “ka ende shumë shtete të Europës që nuk e kanë vendosur dhe nuk e kanë hequr Shqipërinë nga “harta e kuqe”. Presim sinjale positive që Austria, Italia Gjermania por edhe nga vendet e tjera që tradicionalisht kanë qenë klientët tanë”.

Arben Çipa, sipërmarrës Sarandë thotë se “destinacioni i Durrësit ka filluar të funksionojë në nivele mjaft të mira.Çarterat funksionojnë normalisht me Ukrainën, tregun polak, ndërsa për sa i përket Sarandës jemi në pritje të hapjes së kufirit detar me Korfuzin pasi Aeroporti i Korfuzit shërben për të lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në zonën bregdetare shqiptare”.

Ndërkohë duket se turizmi vendas vijon të mbështesë ekonominë turistike në dy qarqet bredgetare sidomos në fundjavë. Zoti Bedini thotë se turizmi nga Kosova dhe hapësira shqiptare I shpëtoi gjatë periudhës së pandemisë njësitë turistike nga falimentimi.

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Rikthehen ditët e ftohta/ Priten reshje shiu dhe bore në vend

Gjithë sektori turizmit e ka bërë punën e vet duke marrë masa për të pritur turistët e huaj por edhe vendas.Vitin 2020 na ndihmuan bashkatdhetarët e Kosoëvs që e mbajtën turizmin në nivele të mesme duke e shpëtuar nga falimentimi”, thotë ai.

Në zonën bregdetare nga Vlora në Sarandë është rritur së fundi kapaciteti i hotelerise ndonëse ky ishte nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Jolio Dine, që punon në këtë fushë thotë se Saranda ka përmirësur shërbimet dhe insfrastruktura është më e mirë dhe krahasimisht me vitin e shkuar ka një rritje të prurjes turistike.

Ka një rritje të turistëve në përgjithësi dhe atyre që e frekuentojnë hotelin tonë. Ka një rritje për tremujorin duke e krahasur me vitin e shkuar, ka më shumë prurje dhe më shumë rezervime. Shpresojmë që korriku, gushti por edhe shtatori të jenë më mirë se viti i shkuar.“, thotë zoti Dine.

Ai thotë se hapja e kufijve me Greqinë do të sillte lehtësi për lëvizjen turistike ndërkohë që masat në kuadër të pandemisë kanë ndikuar këtë vit në mosardhjen e turistëve nga vendet nordike.

Sarandën vazhdon “ta penalizojë” mos-hapja e kufijve me Greqinë. Ndërkohë me vendet nordike e kemi të bllokuar këtë vit marëdhënien bilaterale për shkak të masave të pandemisë por shpresojmë që vitin tjetër këto masa të hiqen dhe turistët nordikë që janë të shumtë për qytetin tonë të rikthehen“.

Të dhënat zytare shqiptare për 4 muajt e parë të këtij viti flasin se hyrjet e shtetasve të huaj mbetën rreth 30% më të ulëta se në nivelet e para pandemisë, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se periudha e para fillimit të pandemisë. Sektori turizmit përbën në Shqipëri mbi 20% të Prodhimti të Brendshëm Bruto duke punësuar mbi 200 mijë persona./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Një “ferr” i vërtetë/ Njihuni me motin për pesë ditët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Shërbimi Meterologjik Ushtarak në vendin tone ka bërë me dije se parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme do të jetë një “ferr” i vërtetë.

Temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë, kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë i nxehti nga Afrika e Jugut.

Ashtu sic është bërë tashmë zakonë më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara për të cilën duhet të përgatitemi për një “ferr” të vërtet.

Kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajtrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane).

Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgajtë relieveve malore në lindje të vendit. Këto vranësira ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.

Ashtu sic duket dhe në tabelën bashkëlidhur, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra, ku  në orët e mesditës parashikohen ( nga 39°C deri në 43°C). Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin posht vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndikimi i pandemisë në gjendjen e stresit/ Arjana Rreli: Shumë të sëmurë, pak psikiatër

Publikuar

-

Nga

Ndikimi i pandemisë në gjendjen e stresit/ Arjana Rreli: Shumë të sëmurë, pak psikiatër

Periudha pandemike në vendin tonë ka rritur numrin e qytetarëve që përjetojnë gjendje stresi.

Psikiatrja Arjana Rreli tregon se kjo e pengon individin në aktivitetet e përditshme, ndërsa ka theksuar se ata individë që e kanë kaluar këtë gjendje dhe nuk kanë kërkuar ndihmë kanë shanse që tu përsëritet.

Në situatën që ne jemi një vit pas pandemisë kemi në terren tashmë edhe shfaqjen e stresit kronik, pra persona të cilët nuk e kanë përjetuar, nuk kanë kërkuar ndihmën, nuk e kanë tretur dot stresin që u instalua direkt pas sulmit të mendjes që ju bë nga ky virus, kanë filluar të shfaqin shenjat e para të stresit që i ngjajnë shumë stresit akut por që ndërhyn më shumë në mënyrën e funksionimit të individit duke e penguar atë në mbarvatjen normale dhe në një ditë aktivitetesh që ai i zhvillon me të gjitha kompetencat e veta”, tha psikiatrja Arjana Rreli ën Report Tv.

Grupmosha më e prekur është 20-40 vjec. Psikiatrja tregon dhe faktorët që çojnë rinin drejt stresit.

Aktualisht ne shohim që grupmosha më e prekur është ajo e rinisë, sidomos moshat 20-40 vjeç. Është pikërisht kjo moshë dhe sidomos rinia ajo që shfaq më së shumti për fatin e mirë shenjat e ankthit pa ndryshime të mëdha të humorit, për faktin që kjo moshë u përball më egër me pasojat e këtij virusi duke ndërhyrë si në funksionimin e tyre okupacional, një pjesë e mirë u detyruan që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ndryshe nga çfarë ishin mësuar më përpara por rinia është edhe me kohën më tepër për të bërë aktivitet së bashku, për të qëndruar deri vonë kështu që u kufizua.

Distancimi social ishte gjithashtu vuajtja tjetër sepse dikush nuk shihte dot prindin e sëmurë dhe kështu instalohej dhe gjendje ankthi plus dhe shpeshherë është po kjo rini që përballet me modele të cilat në mendjen e tyre janë të paarritshme. Në tentativa për ta kapur këtë model futet në një ngërç psikologjik që refektohet në ankth“, tregoi psikiatrja.

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Keni plane për 8 mars?/ Mësoni surprizat e motit për sot

Teksa rastet janë në rritje, Rreli thotë se numri i psikiatërve është shumë pak për të përballuar nevojat e shoqërisë.

“Në një ditë të zakonshme mund të jenë mesatarisht 20-25 raste që vijnë për herë të parë. Dhe unë këtu flas mesatarisht dhe jap eksperiencën time ndërkohë që jam pothuajse e sigurt që ndaj të njëjtin opinion dhe me të gjithë kolegët e mi psikiatër. Ne jemi akoma shumë pak për të përballuar gjithë këtë fluks që erdhi papritur”, tha ndër të tjera psikiatrja Rreli.

Psikiatrja këshillon për një jetë sa më të shëndetshme, duke u fokusuar në aktivitete sportive, jetën sociale dhe shmangien e substancave abuzive./CNA.al

LEXO TE PLOTE