Connect with Us

Detaje nga vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë/ Ishin bashkë në lokal, shoku e qëlloi me armë

Kronika

Detaje nga vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë/ Ishin bashkë në lokal, shoku e qëlloi me armë

Publikuar

-

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku ka mbetur viktimë një 27-vjeçar.

Mësohet se viktima është Mehmet Qema, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë.

27-vjeçari pasi u qëllua me armë zjarri pistoletë ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes që është shtetasi Marjus Dema.

Viktima dhe autori kanë qenë bashkë në lokal për disa orë në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, bashkë me shokë të tjerë, por në rrethana që mbeten ende të paqarta, Marjus Dema ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb në gjoks shokun e tij. 27 vjeçari prej vitesh ka jetuar dhe në Londër.

LEXO EDHE:  Pogradec/ Dyshohet se kreu vrasje, ndalohet Dhimitër Gjyli

Viktima nuk njihet si person me precedent penal, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditet ”streha” e lojërave të fatit/ Procedohen penalisht dy persona në Kuçovë

Publikuar

-

Nga

Goditet ”streha” e lojërave të fatit/ Procedohen penalisht dy persona në Kuçovë

Policia në Berat ka proceduar penalisht tre persona të cilët organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u proceduan penalisht shtetasit J.B., 42 vjeç dhe D.S., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit J.B në lagjen “Tafil Skëndo”, shetasi D.S u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

F.K., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen “Llukan Prifti”, rezultoi se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit online, si dhe ushtronte aktivitetin Bar-Kafe të pa regjistruar.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim për vrasje/ Arrestohet 33-vjeçari
LEXO EDHE:  Sherr me thika në Kodër Kamëz/ Plagoset rëndë 56-vjeçari

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasja N.P., 34 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin e saj në lagjen “Meteor”, Kuçovë, u konstatua duke ushtruar aktivitetin Bar-Kafe të papajisur me kasë fiskale si dhe kishte një punonjës të pasiguruar.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku janë përplasur mes tyre dy makina.

Për pasojë 4 përsona kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë qenë pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H.,  21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim për vrasje/ Arrestohet 33-vjeçari

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Kodër Kamëz/ Plagoset rëndë 56-vjeçari

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në Kakavijë/ Arrestohet 30-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në Kakavijë/ Arrestohet 30-vjeçari

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore.

Ilaçet janë gjetur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me vlerë totale 2200 euro.

Lidhur me rastin, policia ka vënë në pranga shtetasin  me inicialet D. K.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

 

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim për vrasje/ Arrestohet 33-vjeçari

LEXO EDHE:  Vrasja e 25 vjeçarit/ Hajdarmataj: Policia po përcjell frymën arrogante të drejtuesve

 

LEXO TE PLOTE