Connect with Us

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Politikë

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Publikuar

-

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha ka dalë me deklarata kontradiktore, ku nda njëra anë dekla5ron se nuk i njeh zgjedhjet pasi sipas tij janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe nga ana tjetër pranon se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Por për ish nënkryetarin e FRPD Lisandër Hoxha, Basha është personi që ka mbyllur rrugën për çdo debat të brendshëm që në muajin qershor të vitit të kaluar. Si një nga mbështetësit e opozitës pas djegies së mandateve dhe mbajtjes së protestave, Hoxha tregon kushtin e vetëm se kur do të tërhiqet nga qëndrimet kritike.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al ish nënkryetari i FRPD-së tha se nëse Basha nuk do të hyjë në Parlament dhe do të kërkoj rivotim në rang kombëtar, atëherë ai do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

Nëse Lulzim Basha deklaron qartë se nuk e njeh Parlamentin e ri dhe kërkon rivotim në rang vendi unë do të tërhiqem nga çdo qendrim kritik që kam mbajtur deri më sot dhe do i bashkohem protestave të opozitës. Nëse nuk e thotë këtë gjë, por bën sikur nuk i njeh zgjedhjet, ju siguroj se demokratët nuk janë budallenj dhe nuk hanë bar për Lulzim Bashën.

E gjitha kjo që po ndodh është një tentativë për të bërë fushatë personale sikur ky është i vetmi njeri mbi dhe që zgjohet dhe fle me interesin tonë publik në mendje. Ai ka mbyllur çdo mundësi debati të brendshëm sepse ka që në Qershorin e 2020 që nuk mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike! Ka që në Gusht që nuk mbledh Këshillin Kombëtar”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Hileja e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

Ish nënkryetari i FRPD deklaroi më tej se Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë, ndërsa ngriti pyetjen nëse duhet të mbahet akoma Basha apo duhet një alternativë e re fituese.

Kë po degjon Lulzim Basha nëpër takime kur vetëm ai flet? Këto deklarata të mijat, tek disa demokratë dhe aktivistë me të cilët ndamë llogoren dhe cigaren e fundit në protestat e opozitës mund të mos i pelqejnë, por unë jam nga ata që flas troç. Kjo sepse besoj më shumë një të vërtetë të hidhur, se një shpresë të rreme.

Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë. Përveç emrave publik, janë me qindra titullar lokal strukturash që kanë braktisur detyrat. Vetëm mbrëme jam informuar për dy dorëheqje të rëndësishme në një nga degët më të mëdha të Tiranës. Përballë shkatërrimit të Partisë Demokratike, a duhet të zgjedhim Bashën, apo një strategji të re dhe fituese? Kësaj dileme do i pergjigjen të gjithë demokratët me votë në zgjedhjet e reja për Kryetar të PDSH”, tha Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksioni në bregdet i “pret kokën” drejtorit?/ Largohet Niklekaj, ja kush e zëvëndëson

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja.

Nga sa mësohet në vendin e tij është emëruar Serdar Hoxha.

Kujtojmë këtu se kjo dorëheqje vjen në një kohë kur ka nisur operacioni “Bregdeti ynë”, për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare, fakt ky që ngre dyshime në lidhje me largimin e tij nga detyra.

LEXO EDHE:  Rama bën trakte kundër partnerëve natën/OSBE e tregon me gisht

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Hileja e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

Nga ana tjetër, kujtojme këtu se në lidhje me këtë aksion ka pasur një reagim edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka kërkuar që të mos dëmtohet imazhi i sezonit turistik me ndërhyrje të Policisë.

Ademi ka theksuar se në zonën e Velipojës nuk ka probleme me ndërtimet pa leje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria do marrë tjetër “goditje”/ Çfarë pritet pas hapjes së negociatave

Publikuar

-

Nga

OSBE organizoi sot në Tiranë konferencën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim, e cila riktheu në vëmendje urdhërin e presidentit Joe Biden lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor .

Kim tha se urdhëri i Biden, kërkon bashkëpunim dhe punë kolektive, ndërsa shtoi se nëse trafikoni qënie njerëzore dhe përfshiheni në korrupsion do ju ndalojmë hyrjen në SHBA.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka ardhur një reagim edhe nga deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Hileja e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

LEXO EDHE:  Pas  skandalit me ftesat/ Basha shfaqet dorështrirë ndaj figurave historike të PD-së

Ky I fundit në një lidhje Skype ishte i ftuar në emisionin “Breaking” përshëndeti deklaratën e Yuri Kim  për korrupsionin dhe trafikimin e qënive njerëzore.

Po ashtu Shehu paralajmëroi se pas urdhërit të Biden, me hapjen e negociatave, do ketë të tjera hapa, në drejtim të Shqipërisë.

“Përshëndes deklaratën e Yuri Kim për korrupsionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore. Shqipëria është kthyer në një republikë kanabisi. Hapja e tanishme negociatave merr hapa të tjera,” tha Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Belind Këlliçi: Në PD duhet një analizë e thellë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Belind Këlliçi: Në PD duhet një analizë e thellë

Deputeti i PD i zgjedhur në 25 Prill Belind Këlliçi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas tij, në SPAK janë bërë 40 kallëzime dhe nuk ka asnjë informacion se në çfarë stadi janë. Në një intervistë për Report TV ai u shpreh se në datë 17 Korrik do të bëhen të ditura çështje që do të diskutohen në mbledhje.

Sipas tij, për sa kohë që Edi Rama është në pushtet çdo ditë është një ditë e humbur.

LEXO EDHE:  “Urimi i Bashës për Biden, i papjekur”/ Evi Kokalari: Ka nevojë për ndihmën e SHBA

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Hileja e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

Duhet bërë analizë e vërtetë , të dijë ca kemi bërë ca duhet bërë akoma më mirë. Këto janë çështje që do diskutohen dhe më pas do bëhen të ditura në 17 Korrik.

Duke nisur nga masakra elektorale duke vëzhguar ne kemi 40 kallëzime ne SPAK dhe s’kemi informacion në çfarë stadi janë. Për sa kohë Edi Rama qëndron në krye të kësaj qeverie është ditë e humbur”, u shpreh Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE