LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Twitter dhuron 15 milionë dollarë në ndihmë të Indisë

11 Maj 2021, 15:27, Tech CNA
Covid-19/ Twitter dhuron 15 milionë dollarë në ndihmë

Twitter ka dhuruar 15 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 në Indi e cila po lufton me valën e dytë të paparë të pandemisë vdekjeprurëse.

CEO i Twitter Jack Patrick Dorsey të hënën shkroi në Twitter se shuma u është dhuruar tre organizatave jo-qeveritare – Care, Aid India dhe Sewa International USA.

Ndërsa CARE-it i janë dhënë 10 milion dollarë, Aid India dhe Sewa International USA kanë marrë 2.5 milion dollarë  secila.

?Sewa International është një organizatë e shërbimit hinduist, të bazuar në besim, humanitar dhe jofitimprurës. Kjo organizatë do të sigurojë pajisjet spiatlore si koncentratorë oksigjeni, ventilator, makina BiPAP (Presion pozitiv i rrugëve ajrore Bilevel. Pajisjet do të shpërndahen në spitalet qeveritare dhe qendrat e kujdesit COVID-19  dhe spitalet,” u shpreh një nga përfaqësuesit e kompanisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga