Connect with Us

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Politikë

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Publikuar

-

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur turin nëpër rrethe me gënjeshtra.

Gënjeshtra jo vetëm në lidhje me ato çfarë deklaron, kur flet për beteja dhe luftë, por se si takimet me regjistrim i trumbeton  si Live një ditë më pas.

Dje pasdite Basha ka qenë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim atje me drejtuesit e fushatës zgjedhore, ndërsa sot e ka trumbetuar sikur ishte drejtpërdrejt nga Durrësi, si një takim të madh me demokratët.

Duket se nuk e ka për gjë të gënjejë dhe tashmë e ka bërë standart. Ai nuk mund të zhvillojë takime të drejëpërdrejta as në mëngjes se nuk i del gjumi, por as pasdite.

Po mos të ekzistonte teknika e regjistrimit, Basha do zhdukej nga ekranet.

Me veprimet që bën, del se ai ende s’ka fituar luftën  me veten e tij, me përgjumjen e tij dhe jo të mendojë beteja e luftë për demokraci.

Lulzim Basha në Durrës
Lulzim Basha në Durrës

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Durrësit, PD mori 6 mandate, ndërsa PS 8 mandate.

Por, edhe i humbur , edhe duke grumbulluar prova për të justifikuar dështimin, Basha, nuk heq dorë nga mashtrimi që iu bën demokratëve.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, është shprehur Basha në Durrës.

LEXO EDHE:  Paloka: Nëse Rama nuk ikën, s’do ketë zgjedhje!

Lufta nuk bëhet duke u fshehur, dhe duke gënjyer pas takimeve me regjistrim.

Demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë përgjegjësi nga Basha, por ky i fundit, ikën struket, dhe një ditë më pas shfaqet sikur është drejtpërdrejt dhe po komunikon me qytetarët.

Basha, duket se po konsideron luftë, fshehjen në takimet me regjistrim.

Ai ka thënë se do të zhvillojë një tur nëpër rrethe, por nuk i bën publike një ditë më parë se ku do shkojë.

Zemërimi i demokratëve në mbarë vendin, duket se e tremb Bashën, ndaj ai sigurohet të mbledhë përkrahësit dhe të bindurit e tij, t’i regjistrojë dhe më pas t’i shesë si takime me demokratët apo si takime me bazën nëpër rrethe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

“Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mbi procesin e kolaudimit të mjeteve.

Ai ka bërë apel që drejtuesit e mjeteve të kontrollojnë dhe të riparojnë mjetet përpara se çdo udhëtimi, pasi në të kundërt do të jenë direkt përgjegjës, duke rrezikuar ndëshkime, të cilat fillojnë nga gjobat dhe deri në daljen e përhershme të mjetit nga qarkullimi.

“Game Over! S’ka më shaka me kolaudimin”, shkruan Rama ndër të tjera, teksa tregon se nga 15.167 mjete të testuara në 15 ditët e para, 3454 mjete nuk e kanë kaluar kolaudimin.

Postimi i plotë:

Njoftim mbi procesin e kolaudimit të automjeteve

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

-10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

-1,156 Autobusa (8%)

-3,179 Kamiona (21%)

-617 Rimorkio (4%)

-120 Motomjete (0.8%)

-32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

-3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

-2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!?

-667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

-180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale!

Penalizimet: Masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! s’ka më “shaka” me kolaudimin!

Game Over./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

Publikuar

-

Nga

Tabela krahasuese e sjellë më poshtë nga CNA.al vjen për herë të parë e plotë në media, ajo tregon targetin, pra kërkesën e Lulzim Bashës dhe qendrës për çdo drejtues politik në qark si dhe votat e gjetura në kuti.

Nga vetë zyra e kryetarit të PD dhe burimet e tij zyrtare, CNA.al sjell për herë të parë shifrat krahasuese të plota për çdo qark, ku qartazi duket se Lulzim Basha nuk ka dështuar vetë por së bashku me ekipin e tij.

Përtej masakrës së pretenduar mediatikisht nga Basha apo justifikimit publik se është kapur një rezultat historik, e vërteta e shifrave flet krejt ndryshe.

Sipas objektivave të vendosura nga vetë Basha dhe qendra, 20 drejtues politikë në qarqe kanë dështuar. Nga 12 qarqe që ka vendi, dy prej tyre kanë pasur më shumë drejtues.

Në Korçë kanë qenë dy Edmond Spaho dhe Ervin Salianji dhe në Tiranë kanë qenë 8 drejtues politikë të ndarë sipas bashkive apo dhe njësive administrative të këtij qarku.

Dështimi më i madh është regjistruar nga Helidon Bushati në qarkun Shkodër, i cili ka 16.401 vota më pak se objektivi. Megjithse në Shkodër është shpallur fitorja, mungojnë mbi 25% të votave të pretenduara përpara e gjatë fushatës, apo edhe ditën kur vetë Lulzim Basha shpalli fitoren pa u hapur kutitë.

Në Fier, Partisë Demokratike i mungojnë 14.820 vota, të cilat Enkelejd Alibeaj nuk ka mundur ti sigurojë, por është shumë larg objektivit.

Korça është një tjetër gropë elektorale për PD. Edmond Spahos dhe Ervin Salianjit i mungojnë 9.976 vota. Objektivi ishte mbi 60 mijë dhe mundën të siguronin gati 50 mijë, rezultati flet se mungojnë gati 6 mijë vota nga viti 2013 dhe së bashku me aleatët mungojnë të paktën 10 mijë vota. Korça është një nga qarqet ku dështimi me 10 mijë vota ka sjellë edhe humbjen e një mandati deputeti në tavolinë.

Gati 10 mijë vota i mungojnë edhe Tomorr Alizotit në Berat nga objektivi. Një dështim që askush nuk i gjen më justifikim.

Në Dibër “fituesit” Xhelal Mziu i mungojnë gati 8 mijë vota nga objektivi, po aq edhe Bujar Leskajt në Vlorë. Në Lezhë mungojnë gati 3 mijë vota.

Në Elbasan sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka mbi 2100 vota më pak se objektivi elektoral i PD në këtë qark.

Në Tiranë, pluset dhe minuset, janë thuajse njësoj, si për numrin e drejtuesve politikë ashtu edhe për totalin e votave.

LEXO EDHE:  Fishkëllyen Selamin/ Reagon Ndreu: Mos u “mërzit” Sali …

LEXO EDHE:  Rama tregon se ku shkuan paratë e drogës

Në Tiranë dështimi më i madh me vota e ka emrin Grida Duma. Ajo edhe pse deklaroi fitore spektakolare ka mundur të marrë vetëm 14.064 vota nga targeti 18.300. Grida Duma megjithse në dy bashki të vogla dhe bastione të PD, ka minus 4236 vota.

Tre emrat e tjerë që s’kanë kapur objektivat janë Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Flamur Noka. Të tre së bashku kanë gati 5 mijë vota më pak se objektivi i vendosur.

Vetëm katër nga 20 emra kanë kapur apo kaluar objektivat duke bërë edhe një rikuperim votash dhe mbyllur rezultatin e Tiranës brenda prishmërive të vendosura nga Lulzim Basha. Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi dhe Belind Këlliçi janë të vetmit në të gjithë Shqipërinë që kanë kapur dhe tejkaluar targetin e vendosur.

Aldo Bumçi edhe pse nuk u bë deputet në zonën që mbulonte, siguroi rreth 450 vota më shumë se objektivi.

Agron Shehaj, rivali i Bashës në garën për kryetar në një zonë bastion të majtë ka siguruar gati 1200 vota mbi objektivin e vënë.

Albana Vokshi, kryetarja e LDG-së e ka kaluar objektivin me vetëm 46 vota. Rekordin në Tiranë dhe rang kombëtar e mban Belind Këlliçi me mbi 5 mijë vota plus se objektivi i kërkuar nga Lulzim Basha.

Të gjitha shifrat dhe faktet janë siguruar nga zyra e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë analizuar shifrat elektorale.

Sipas këtyre të dhënave (me ndonjë gabim mjaft të vogël që nuk ndikon në zgjedhje apo analizë), rezulton se masakra elektorale nuk ekziston, por ngelet një show politik.

Ekipi i Bashës dështoi në 11 qarqe, por edhe në qarkun e vetëm ku është realizuar thuajse objektivi në total, në një dështim në bastione si në Kavajë, Kamëz, Paskuqan, Rogozhinë dhe njësitë administrative ku PD ka fituar historikisht.

Basha ka shpallur analizën por në fakt atë e ka bërë vetë me përpunimin e shifrave, ai ka gati 85 mijë vota më pak se objektivi i vendosur nga vetë ai dhe stafi i ngushtë.
Këto me kërkesat e tij dhe pritshmëritë e 2021, janë gati 70 mijë vota më pak se në vitin 2013, ditë kur PD la pushtetin. Pas 8 vitesh në opozitë, Basha regjistron këto shifra bashkë me ekipin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike Enkeleda Çela, përfaqësuese e Agron Shehajt në një prej komisioneve zgjedhore në garën për kryetar të selise blu vendos të tregojë për shantazhin që provoi në zgjedhjet brenda partisë.

Ajo tha se është kërcënuar nga ish deputetet demokrat Ndriçim Babasi dhe Albana Vokshi.

Në një intervistë për MCN, Çela u shpreh se ata e kanë mbajtur peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre që kishin nisur.

Në kohën që vjen kryetari i degës Babasi donte të ndërhynte në komision për të marrë vendime që njerëzit të votonin pa e patur kartën, duke detyruar komisionin që të bënte një kërkesë për përjashtimin tim. Po është ushtruar edhe dhunë fizike nga zoti Babasi. Kjo është një ccështje tjetër që ka të bëjë me dhunën dhe personin në fjalë. Aty u implikua edhe Albana Vokshi që gjja erdhi për të zgjidhur situatën. Ata po më mbanin peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE