Connect with Us

Basha hesht për shkarkimin e Metës/ Topi: Nuk ka gojë të flasë, do ishte fatale…

Politikë

Basha hesht për shkarkimin e Metës/ Topi: Nuk ka gojë të flasë, do ishte fatale…

Publikuar

-

Basha hesht para ftesave të Ramës/ Topi: Nuk ka gojë të flasë, do ishte fatale...

Nismës së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk i është përgjigjur.

Për heshtjen e Bashës lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor, ish-presidenti Bamir Topi thotë se nuk ka gojë të flasë, pasi grupi i tij nuk është në Parlament.

Topi deklaroi në Report Tv se do të ishte fatale për kreun e PD nëse do pranonte ftesën për presidentin e ri, pa pasur një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese për Ilir Metën.

“Bën mirë që nuk flet Basha, për një proces që e ka nisur mazhoranca, ai mund të kishte gojë nëse grupi i tij do ishte në Parlament se do jepte mendimin e minorancës. Tani fatin politik të Komisonit dhe të votimin në Parlament e kanë njerëzit e së djathtës që sot janë votat për Ramës.

Pra, nga kjo pikëpamje e gjej racionale që nuk flet apo që nuk i përgjigjet për ftesën për presidentin e Ramës. Nëse Rama hap një proces dhe e fut në rol për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, kjo do ishte hapi fatal për Lulzim Bashës. Pse? Se paragjykojnë një proces jo vetëm për votomin në parlament, por edhe vendimin e gjykatës Kushtetues“, nënvizoi ai./  CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Parlament me persona të inkriminuar/ Kokëdhima tregon përse u përfshinë në lista nga Rama

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i kërpudhës/ Ramës si del inati

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  “Fund armiqësisë ndaj bluzave të bardha”/ PD reagon pas shkarkimit të mjekut të Urgjencës

LEXO EDHE:  Përditësimi i fundit/ KQZ tregon si paraqitet rezultati në rang vendi

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha zbulon “skenarin” e Bashës: Ja pse do hyjë në Kuvend

Publikuar

-

Nga

“Demokratët kanë ngelur pa përfaqësim 12 vjet”/ Lisandër Hoxha: Ja pse Basha pranoi të hyjë në Kuvend

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh se nuk do e njohë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër pranon se do të hyjë në Kuvend.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Basha do e njohë Parlamentin në shtator, pasi u ka premtuar ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se elektorati i djathtë është i zhgënjyer për shkak se prej 12 vitesh kanë ngelur pa përfaqësim.

Argumenti i përdorur pas humbjes së zgjedhjeve ishte alibia për të vazhduar qëndrimin në krye të PD. Sigurisht që Basha i ka premtuar ndërkombëtarëve njohjen e Parlamentit dhe vazhimin e jetës politike në institucione. Kjo do të thotë se PD do jetë në Parlament në Shtator.

Ajo që e kam paralajmeruar që prej herës së parë është se, idea e parealizueshme dhe jo e vërtetë e mosnjohjes së zgjedhjeve do të shkaktonte zhgënjim të madh tek elektorati i djathtë në Shtator. Kjo sepse elektorati ynë mbeti për 12 vite në opozitë dhe u kap pas kësaj fije bari me shumë nga dëshira për të besuar se sa nga mundësia që kishte për të ndodhur një 2019 e dytë.

Z.Basha ka menduar të prodhojë një rezolutë të Kuvendit Kombëtar të PD, që do e paraqesë më 17 Korrik, se nuk i njeh zgjedhjet, por nëse vendos kështu pasoja e futjes në Parlament, pasi deklarohesh se nuk njeh zgjedhjet, do jetë shkatërrimtare për imazhin e PD.

Unë shpresoj shumë që të thuhet e vërteta dhe të mos krijojmë shpresa të fiktive tek ndjekësit tanë sepse situata post 25 Prill nuk toleron asnjë të pavërtetë. Fitorja jonë fillon nga sinqeriteti i marrëdhënieve tona me qytetarët dhe ndjekësit tanë”, u shpreh Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE