LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha fushatë qesharake si i vetmi kandidat”/ Hoxha ironizon takimin e kreut të PD në Durrës

11 Maj 2021, 10:09, Politikë CNA
“Basha fushatë qesharake si i vetmi kandidat”/ Hoxha ironizon

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar takimin e kreut të PD Lulzim Basha në Durrës duke e cilësuar qesharake.  Sipas tij, humbja është turpëruese dhe do të justifikohet vetëm me akuza dhe premtime boshe.

Hoxha shtoi se demokratët përsëri do të jenë të shtypur, të pa punë dhe të vjedhur ku theksoi se edhe për 4 vitet e ardhme do të dëgjojmë të njëjtat premtime nga kjo parti. Sipas Hoxhës, nëse kjo parti nuk reformohet do të skadojë bashkë më ëndrrën për tu ngritur.

Postimi i plotë

Kane kaluar vetem 16 ditet e para te opozites se trete. Beteja thone qe  sapo ka filluar edhe pse kemi 8 vite ne opozite. Na presin edhe 1444 dite perleshje me Edi Ramen dhe qeverine e tij te korruptuar. Lulzim Basha fillon sot fushaten qesharake te tij, si i vetmi kandidat ne zgjedhjet e ardhshme per Kryetar te PD.

Strukturat e Partise Demokratike, te lodhura nga opozita e gjate dhe aksionet 8 vjeçare, duhet te mblidhen dhe te degjojne recitimet dhe perbetimet se ankimimet e studenteve stazhier te Ed Halimit do e kthejne rezultatin e zgjedhjeve.  Kjo humbje turperuese e zgjedhjeve do te justifikohet me akuza dhe premtime boshe sa per te fituar pak kohe. Ne Shtator, i gjithe grupi parlamentar prej 59 titanesh te demokracise, do te ulet ne Parlament dhe per plot 1444 dite do bejne jete normale politike.

Ne Shtator do e kuptoni se kjo ishte loja dhe se vula e partise u duhet humbesve sa per te nxjerre buken e gojes dhe ca kursime ne Londer, Dublin, apo edhe nje vend tjeter qe nuk thuhet.

Demokratet do jene perseri te papune, te varfer, te vjedhur dhe te shtypur. Kjo stabilokraci, ne marreveshje me Edi Ramen, po i rrjep shqiptaret çdo dite permes tenderave me oligarket. Mos harroni se deri ne 2025 do degjoni te njejtin premtim nga PD, por me siguri qe, nese ajo nuk hapet dhe nuk reformohet, do te skadoje bashke me endrren mbi te cilen u ngrit.

Humbesi duhet te dorehiqet dhe t’i hape rrugen ringritjes se PD-se. Kjo force politike ka me qindra te reja dhe te rinj qe mund te fillojne nje pakt te ri moral me shqiptaret. Pengmarrja e Partise Demokratike do te jete edhe fundi i saj. Reflektoni, vellezer dhe motra! Mos i lejoni te tallen me ne!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga