LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha do përballet me surpriza interesante”/ Harxhi paralajmëron kreun e PD

11 Maj 2021, 07:00, Politikë CNA
“Basha do përballet me surpriza interesante”/ Harxhi

Edith Harxhi  pjesë e ?Grupimi për PD-në? ka folur për situatën në të cilën ndodhet PD. Sipas saj, kreu i Partisë Demokratike po rri në heshtje dhe është i lumtur duke menduar se do t’ja hedhë edhe këtë herë. Harxhi shtoi se Basha do të ballafaqohet me surpriza interesante edhe nëse ju duhet të presin 22 Korrikun.

?Apeli kryesor dhe ideja kyresore është bashkimi i të gjithëve dhe atyre që janë larguar nga vendi. Blerja e votës është e sigurt por ka ndodhur më përpara. PD duhet të bëntë ankiminn që nga komisionerët. Mendoj që vetë kupola e PD ishte fatkeqësisht e papërgatitur për këtë humbje dhe këtu tregohet pa aftësia e kreut të PD.

Basha është silencioz i heshtur dhe është shumë i lumtur sepse mendon që me këtë heshtje do t?ja dalë, ai do ballafaqohet dhe do ketë surpriza shumë interesante dhe nëse do na duhet të presim 22 Korrikun.

PD është friksionuar në atë pikë që nuk mban më, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të bashkohemi?, është shprehur Harxhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga