Connect with Us

Bamir Topi zbërthen lëvizjet e Bashës/ “Po ruan karrigen duke i bërë fushatë vetes”

Politikë

Bamir Topi zbërthen lëvizjet e Bashës/ “Po ruan karrigen duke i bërë fushatë vetes”

Publikuar

-

Bamir Topi zbërthen lëvizjet e Bashës/ Po ruan karrigen duke i bërë fushatë vetes

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar dhe folur me tone të ashpra për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi opozita humbi zgjedhjet parlamentare.

Topi i lexoi lëvizjet e fundit të Bashës, i cili ka filluar turin nëpër rrethe, si fushatë të dytë brenda pak ditësh, që sipas tij nuk ka për qëllim që të deligjitimojë rezultatin.

Ai deklaroi në Report Tv se Basha po bën një fushatë në funksion të vetes dhe po tenton që të mbajë të ngrohtë anëtarësinë që do marrë pjesë për votimet për kryetar në korrik. Ish-presidenti pretendon se Basha ekskluzivisht po ruan karrigen e tij.

I njoh këto zgjedhje dhe më duket melodi e vjetër që pas çdo humbje tentohet të justifikohet dhe ajo që unë po shoh, gjithë ajo lëvizje që duket si fushatë e dytë brenda pak ditësh nuk ka për qëllim që të deligjitimojë rezultatin, faktin që janë shprehur ndërkombëtarët zgjedhjet janë legjitime, Basha po bën një fushatë në funksion të vetes dhe po tenton që të mbajë të ngrohtë anëtarësinë që do marrë pjesë për votimet për kryetar në korrik. Nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, ti do duhet të shkosh në të njëjtin gjest të mos njohjes së parlamentit. Këta nuk e thonë këtë, thonë nuk njohin zgjedhjet, por do futen në Parlament.

Ndonëse çdo opozitë tenton që të bëjë rotacionin, por mendoj që suksesi më i madh i kësaj drame është rifutja në institucione… Basha ekskluzivisht po ruan karrigen e tij. Gjithçka luhet në ekgzocentizëm, por ka edhe dikë që është në hije ose jo, Basha nuk është liruar nga shefi i tij politik (i referohet Berishës). Dikush mund të thotë që Basha ka fituar autonomin, por interpretimi im është ndryshe, aty gjërat po shkojnë keq e më keq se nuk janë çliruar nga ajo psikozë që e ndjek PD prej shumë vitesh, që është një individ që do pronësinë e përhershme PD-në”, theksoi Topi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balluku në Korçë: Mbështetje për sipërmarrësit që kthehen në autoprodhues të energjisë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHBR, Frida Krifca, ishin sot në Korçë ku kanë inspektuar nga afër investimet e realizuar nga një sipërmarrës, përfitues i programit të zhvillimit IPARD II.

Balluku ka ndarë dhe foto nga takimi ndërsa shkruan se çdo ditë e më shumë investitorët shqiptarë po zgjedhin alternativa për të ulur kostot e prodhimit, duke investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për konsum të brendshëm.

LEXO EDHE:  “Mijëra vota nuk u lejuan të vëzhgohen”/ Trump: Dyert u mbuluan me karton të trashë

LEXO EDHE:  “Po pres miratimin e familjarëve”/ Kodra: Kam video të të ndjerëve që ulërasin

“Konstatoj me krenari se çdo ditë e më shumë investitorët shqiptarë po zgjedhin alternativa për të ulur kostot e prodhimit, duke investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për konsum të brendshëm. NëKorçë, ku tashmë ky model është shtrirë edhe në sektorin bujqësor dhe që pritet të ketë impakt të drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve dhe sigurisht të çmimit të produktit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Ish kryeministri Sali Berisha në kuadër të 30 vjetorit të vizitës historike të Sekretarit James Baker në Shqipëri, ka shpërndarë videon nga fjalimi epik për shqiptarët.

Sekretari Baker do të deklaronte në Parlament se erdhi në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës.

“30 vjetori i vizites historike te Sekretarit Baker ne Shqiperi.

Ne kete vizite do sillte mesazhin epik per shqiptaret: Liria punon.

Ne nje mbeshtetje te hapur per forcat antikomuniste Sekretari Baker do deklaronte ne parlament se erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise! Sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Publikuar

-

Nga

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha në një intervistë për Euronews Albania, se raporti i Këshillit të Europës për zgjedhjet tregoi se ky proces ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Raporti, ashtu siç u paraqit edhe dje në seancën plenare nga disa deputetë që kanë qenë në Shqipëri, tregon që ka qenë procesi zgjedhor më i pastër, më i mbarë dhe më i qetë i zhvilluar ndonjëherë në historinë e demokracisë shqiptare”, u shpreh z. Bushati.

Të gjitha grupimet politike kanë bërë edhe thirrje për BE-në, që sa më shpejt negociatat me të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë përmbushur kushtet për të marrë këtë hap. Zgjedhjet janë kryer në një klimë mirëkuptimi politik, sidomos pas marrëveshjes para një viti, të kryer ndërmjet mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo-parlamentare”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  “Mijëra vota nuk u lejuan të vëzhgohen”/ Trump: Dyert u mbuluan me karton të trashë
LEXO EDHE:  Kush janë 10 vendet me forcat policore më të mira në botë

Ndërkohë, z. Bushati nënvizoi se në këtë raport nuk ka pasur asgjë të dokumentuar për shitblerje votash.

Ka fjalë që qarkullojnë, nuk është parë asnjë rast apo dokumentuar. Nuk ka asnjë rast që thuhet që ka fakt për këtë”, u shpreh ai.

Sa i përket përdorimit të administratës në zgjedhje, z. Bushati u shpreh: “Aty thuhet që kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin nga dëmet e tërmetit, pra rindërtimi ka vazhduar. Ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit. Nuk është bërë asnjë tender. Nuk di asnjë vend të botës që të ndërpritet puna se ka zgjedhje”./euronews

LEXO TE PLOTE