Connect with Us

Atentati në Elbasan/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Viktima i përfshirë në trafikun e drogërave të forta

Kronika

Atentati në Elbasan/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Viktima i përfshirë në trafikun e drogërave të forta

Publikuar

-

Vrasja e biznesmenit/ Klodiana Lala: Tepelena jashtë hartës, hesapet i lajnë në Tiranë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja për viktimin e atentati të sotëm në Elbasan, Everest Çakën, i cili u vra me breshëri automatiku.

Lala thotë se një herë Çaka ia ka hedhur drejtësisë pasi akuzohej për vrasje, teksa ka jetuar jashtë shtetit, në Belgjikë.

Ajo thotë se aty Çaka ka qenë i përfshirë në trafikun e drogërave të forta.

‘’Rezulton të jetë qëlluar me breshëri teksa udhëtonte me bashkëshorten Silvana Çaka, që është plagosur nga automatiku. Në 21 prill para zgjedhjeve Elbasani u trondit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit.

LEXO EDHE:  Asgjësohen 10076 rrënjë kanabis

Ia ka hedhur drejtësisë për një rast, rezulton të ketë jetuar në Belgjikë. Ka qenë i përfshirë në trafik dore. Është djali i tezes së Arjan Spahiut, i njohur si ‘’Arjani i vogël’’, ngeli viktimë në nëntor të 2020 nga 8 plumba. Personazh me dritë-hije të forta në fushën e krimit.

Më herët, Everest Çakës i është vrarë edhe vëllai në Spanjë.’’ tha Lala./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto – Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Publikuar

-

Nga

Foto - Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet me pisha në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO EDHE:  Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë në Itali/ Në pranga 9 persona, mes tyre dhe shqiptarë

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Gramoz Pashko”, te Qytet Studenti.

Blutë bëjnë me dije se janë njoftuar për një person rreth 45 vjeç ende të paidentifikuar, i cili është gjetur pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

LEXO EDHE:  Pjesë e rrjetit ndërkombëtarë/ Policia bllokon kamionët e drogës

LEXO EDHE:  Asgjësohen 10076 rrënjë kanabis

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunonte djalin dhe gruan/ Arrestohet efektivi i policisë

Publikuar

-

Nga

I dënuar me pesë vite burg në Itali/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie në Laç, me dyshimin për dhunë në familje.

Në pranga është vënë shtetasi n N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./CNA.al

LEXO TE PLOTE