LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj 41-vjeçarit/ Ardi Veliu mbërrin në Elbasan, në vendngjarje dhjetëra gëzhoja

11 Maj 2021, 19:26, Kronika CNA
Atentati ndaj 41-vjeçarit/ Ardi Veliu mbërrin në Elbasan,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Elbasan, pas ekzekutimit të 41-vjeçarit Everest Çaka.

Ngjarja ndodhi në lagjen ?Skënderbe?, ndërkohë që makina e viktimës ndodhet ende në vendin e krimit me drita ndezur.

Në makinë dhe përreth janë gjendur dhjetëra gëzhoja që dëshmojnë se ekzekutimi ka qenë i mirëmenduar dhe autorët janë siguruar për vrasjen e objektivit të tyre duke qëlluar disa herë.

Nga të shtënat mbeti e plagosur në dorë dhe bashkëshortja e viktimës./CNA.al

Lajmet e fundit nga